Skandal/ Ryshfeti në Korenë e Jugut, bashkëshortja e presidentit pranon një çantë luksoze dhuratë

Skandal/ Ryshfeti në Korenë e Jugut, bashkëshortja e presidentit pranon një çantë luksoze dhuratë

Koreja e Jugut është përfshirë nga një skandal korrupsioni pasi bashkëshortja e presidentit Kim Keon Hee ka pranuar si dhurate një çantë luksoze Dior.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në fund të vitit të kaluar tregonin një pastor duke i dhuruar bashkëshortes se presidentit të Koresë se Jugut një është te Kristian Dior që kushton rreth 2 mijë dollarë.

Disa analistë thonë se skandali kërcënon perspektivat e partisë së presidentit Yoon Suk Yeol në zgjedhjet e prillit. Votuesit duan një shpjegim nga Yoon ndërsa opozita e ka përdorur këtë çështje për ta sulmuar atë.

Videoja, e publikuar nga kanali i majtë në YouTube, Voice of Seoul, raportohet se është filmuar fshehurazi nga pastori Choi Jae-young duke përdorur një kamerë të ngulitur në orën e tij, raporton BBC.

Pastori Koreano jugor shfaqet në një dyqan për të blerë çantën e lëkurës ngjyrë gri dhe më pas shkon ne një kompani në Seul në pronësi të zonjës së pare.

Ndërsa video nuk tregon qartë se zonja Kim e pranon dhuratën, gazeta Korea Herald raportoi se zyra presidenciale konfirmoi marrjen e çantës dhe se ajo po menaxhohej si pronë e qeverisë”.

Një sondazh i fundit tregoi se 69% e votuesve të vendit me të drejtë vote duan një shpjegim nga presidenti për veprimet e gruas së tij. Një sondazh i mëparshëm në dhjetor tregoi se 53% e të anketuarve besonin se sjellja e saj ishte e papërshtatshme.

Skandali po shpërthen vetëm tre muaj para zgjedhjeve legjislative të Koresë së Jugut. Ne Korenë e Jugut është paligjshme për zyrtarët publikë dhe bashkëshortët e tyre marrjen e dhuratave me vlerë më shumë se 1 milion won ose 75 dollarë amerikane.

Opozita ka akuzuar prej kohësh bashkëshorten e presidentit Kim për përfshirje në manipulimin e çmimeve të aksioneve.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë