Inaugurimi i sheshit të ri Skënderbej mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e një skenë aspak të hijshme. Koncertit inagurues, ku ishin parashikuar pjesë nga folklori i të gjitha trevave shqiptare ndjeu mungesën e Dropullit, të cilëve i’u është urdhëruar tërheqja nga deputeti i LSI, Vangjel Tavo.
Burime të afërta me këtë grup rrefejnë se Antonis Tunis, udhëheqësi artistik i këtij ansambli, është tërhequr pas një telefonate të Vangjel Tavos, duke dashur të ndezë një frymë përçarëse etnike vetëm për arsye elektorale. Sipas burimeve, Tavo ka paralajmeruar drejtuesin e ansamblit se gjatë koncertit do të ketë sulme me bombë nga ISIS.
Siç mund të shihet edhe në këtë foto, Antonis Tunis ka marrëdhenie mjaft të afërta si me presidentin Ilir Meta ashtu edhe me deputetin Tavo njëkohësisht është dhe kryetar i LSI për Dropullin.

(Në foto: Ilir Meta dhe Vangjel Tavo me udhëheqësin e ansamblit artistik Antonis Tunis)
Ndaj, arsyeja publike se kinse u tërhoqën për shkak të pjesëmarrjes së grupeve nga Çamëria nuk qëndron, pasi LSI dhe PDIU janë tanimë në ‘një muaj mjalti’.
Kjo nuk është hera e parë që partitë politike luajnë rrezikshëm me përkatësitë etnike vetëm për përfitime elektorale, shpesh herë duke tensionuar edhe marrëdhëniet ndërshtetërore.
Policia ka nisur hetimet per nxitje te te urrejtjes etnike duke marrë në pyetje drejtues të këtij ansambli./jugunews.net
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com