Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Hetim administrativ, do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Doktorët me shkelje jashtë sistemit

TIRANË- Pas skandalit që u zbulua në spitalin Onkologjik, ku mjekë dhe staf i këtij spitali në bashkëpunim, u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi, ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila tha se do të bëhen ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për Urdhrin e Mjekut, dhe të ndërmerren sanksione të forta për këdo që trajton jetën e pacientëve si mall në tregun e lirë. 

‘Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.

Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajton jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.’- u shpreh Koçiu.

Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e cilësoi si të neveritshme dhe kërkoi ndëshkimin e kujtdo që njollos bluzat e bardha. Manja nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin penal, por ndryshime ligjore në aspektin administrativ.

‘Ngjarje e neveritshme. Qëndrimi është i qartë neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë shqiptare. Disa banditë që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha. Në janar 2023 ka pasur një hetim të filluar për spitalin Onkologjik. Në janar 2023 është ndërmarrë hetim administrativ. Është ndëshkuar punonjëse e spitalit Onkologjik. Në Janar korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ në QSUNT me fokus të veçantë spitalin Onkologjik nga drejtoria anti-korrupsion dhe ky hetim administrativ vazhdon”, tha Manja.

Nuk po flasim për ndryshime ligjore në aspektin penal. Ministrja si përgjegjëse e sektorit do bëjë rishikim dhe rivlerësim të kuadrit ligjor që disiplinon sektorin përkatës dhe propozimet për ndryshime, përfshirë dhe Urdhrin e Mjekut do vijnë nga sektori i shëndetësisë e qeveria do i mbështesë. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin administrativ dhe sektorit përkatës, jo ndryshime. Mund të ndodhë në aspektin penal të lirohet nga akuzat por kjo nuk duhet ta lejojë të ushtrojë profesionin në sektorin e shëndetësisë nëse realisht është provuar shkelja administrative por jo penale. Bëhet fjalë për një sektor ku luhet me jetët e njerëzve. Ndryshime do vijnë shumë shpejt.’- tha Manja.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prena: 26/06/2024 21:15

    Pas pilafit do nje fasule kjo ndrikulla. Pas hetimit "valtero-penal" te shoqes Lenka...Felaj ua ka enda nje adminostrativ. Demek, e paska faji ligji per urdherin e mjekut!

    Përgjigju
  • Nina: 26/06/2024 17:15

    Si nuk ju vjen turp këtyre ministrave qe dalin e flasin,thon nisem e qeverise tashti qe plasi,nuk eshte vetem onkollogjiku,jane te gjitha spitalet e shqiperise qe duhet te kontrollohen e te hetohen,doktoret qe kane klinika private pacienti duhet me shku klinika e tij se ndryshe te len me vdek

    Përgjigju
  • Sara: 26/06/2024 16:49

    Te kesh sadopak ndergjegje njerzore duhet te japesh dorheqjen ministre.Mjeket shqiptar jan me kriminel se ato vrasesit e bandave,jan kriminel te ligjshem.Cdo qytetar ndeshet cdo dite me dergime ne spitalet private.Spitalet private kan mbir si universitetet e Berishes dhe po i pin gjakun fukarenjve.Duhen var ne litar kto mjek kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'