Skandal trukimesh në Spanjë, të arrestuar futbollistë dhe drejtues klubesh

Futbolli spanjoll tronditet nga një tjetër skandal trukimesh. Sipas asaj që bëjnë me dije mediet iberike policia ka arrestuar disa futbollistë në aktivitet dhe të tjerë që janë tërhequr nga futbolli pas një hetimi për disa ndeshje të dyshuara si të trukuara në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018. Mes personave të arrestuar edhe ish-mbrojtësi i Real Madrid Raul Bravo që konsiderohet si shefi i kësaj organizate. Po ashtu janë arrestuar edhe Borja Fernandez, Carlos Aranda, Inigo Lopez , Presidenti i skuadrës Huesca dhe mjeku i klubit të Huesca.

Të arrestuarit janë të gjithë spanjoll dhe akuzohen për trukim ndeshjesh, korrupsion dhe riciklim të parave. Sipas hetuesve personat nën hetim kanë tentuar të trukojnë të paktën tre ndeshje në Ligën e parë, Ligën e dytë dhe Ligën e tretë në Spanjë mes të cilave edhe ndeshjen Huesca-Nastic e kategorisë së dyë në sezonin e kaluar. Sipas akuzës për çdo ndeshje që trukonte  kjo organizatë përfitonte rreth 100 mijë euro.

Ka pasur konfuzion për futbollistin 28 vjeçar Samu Saiz që këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me Getafen në La Liga i cili në momentin e parë ishte i përfshirë në listën e të arrestuarve  por më pas rezultoi se nuk kishte lidhje . Megjithatë bëhet me dije se të arrestuarit për trukim ndeshjesh në Spanjë nuk përfundojnë me kaq dhe në total janë 11 persona nën hetim. Policia po bastis zyrat e klubit Huesca i cili zbriti një kategori më poshtë. Ndërsa në pranga ka përfunduar Presidenti i Huesca Agustin Lasaosa dhe mjeku i skuadrës Galindo Lanuza./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento

Komente

  • Kafsha: 28/05/2019 16:48

    Domosdo, paraja i dërrmon të gjithë dhe i bën legena!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rama e nderoi në Prishtinë, anëtari i Kryesisë së PD: Rexhep Qosja, një karikaturë dhe simbol i urrejtjes