ITALI - Rubi, kërcimtarja 'Belly Dancer' ka mbërritur sot në Gjykatën e Milanos për të dëshmuar, pasi prej disa kohësh është vënë në qendër të skandalit të seksit të kryeministrit italian, Silvio Berluskonit. Avokatët mbrojtës të Silvio Berluskonit kanë kërkuar shtyrjen e procesit deri pas zgjedhjeve të shkurtit, kërkesë kjo e refuzuar nga gjykatësit.

E shoqëruar nga i dashuri dhe avokati i saj, Rubi u shpreh se ishte e kotë ardhja e saj në gjykatë pasi ajo nuk u dëgjua nga gjykatësit e çështjes.

Berluskoni, 75-vjeç, ka qenë në qendër të akuzave që përfshijnë edhe marokenen për "pagimin kundrejt marrëdhënieve seksuale me minorenët dhe shpërdorim të detyrës."

Përveç këtyre akuzave prokurorët thonë se ai përdori pozitën e tij për të siguruar lirimin e saj nga një rajon policie, ku ajo kishte qenë e arrestuar për vjedhje, duke pretenduar gabimisht se ajo ishte mbesa e Presidentin egjiptian Hosni Mubarak.

Në procesin e fundit gjyqësor Rubi i ka thënë prokurorëve se kishte gënjyer Berluskonin duke i thënë se ishte në moshë madhore dhe me origjinë egjiptiane. Nga ana e tij, Berlusconi insiston se ai ka besuar në mënyrë naive se ajo kishte lidhje gjaku me Presidentin Mubarak dhe donte të evitonte një 'incident diplomatik dhe se nuk pasur kurrë raporte seksuale me minoren”.

Nëse shpallet fajtor, Berluskoni rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burgim.

(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)