Mirëpo kur kanë kaluar tre muaj nga ky operacion i bujshëm policor, asnjë nga nëntë të arrestuarit nuk ndodhet në burg. Ky mund të konsiderohet si skandali i rradhës i drejtësisë shqiptare, ku mosfunksionimi I disa hallkave të institucioneve, ka sjellë lirimin e të gjithë personave të arrestuar. I vetmi trofe që i ka mbetur policisë në këtë operacion është sasia e madhe e drogës të sekuestruar, pasi të gjithë të arrestuarit e këtij operacioni janë liruar nga qelia, me vullnetin e vetë prokurorisë së Vlorës dhe me vullnetin e gjykatës së këtij qyteti.
I fundit që kishte mbetur në burg nga 9 personat e arrestuar ka qënë shtetasi Rakip Arapaj, i cili u lirua nga gjykata e Vlorës ditën e premte nëpërmjet një garancie pasurore. Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se personat që konsiderohen si bosat dhe udhëheqësit e këtij grupi kriminal janë arrestuar që ditët e para të hetimit nga vetë prokuroria e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ka mundur të dalë nga burgu, në ditët në vijim.
Kjo ishte sasia më e madhe e kapur nga Policia e Shtetit, gjatë aksioneve antikanabis, duke kaluar dhe aksionin e kryer në Përmet, ku në një magazinë u sekuestruar 10 ton drogë e amballazhuar, dhe gati për ta trafikuar. Por përpos këtij suksesi, asnjëri nga të arrestuarit nuk ndodhet në qeli. Shkak i kësaj situate është hetimi i dobët i kryer nga prokuroria e Vlorës dhe policia e këtij qyteti.
Nëntë të arrestuar, dy ishin policë
Veç sasisë së drogës rekord të lëndës nakotike, prej 15.9 ton, gjatë operacionit janë arrestuar dhe dy efektivë të policisë së Vlorës, pasi nga analiza e fakteve dhe veprimeve të tyre gjurmuese-zbuluese, është konstatuar se ata jo vetëm që nuk kanë raportuar për situatën, por edhe se ishin implikuar në këtë ngjarje, duke drejtuar vetë trafikun e drogës. Dy inspektorët e ndaluar janë shtetasit Avdyl Sinanaj dhe Lirim Lamaj. Këtij të fundit policia gjatë aksionit i ka gjetur në oborrin e shtëpisë qindra fidanë kanabis. Me të arrestuarve është dhe Astrim Lamaj, që njihet në Vlorë si tregtar.
Sipas të dhënave, Astriti është vllai i policit Lirim Lamaj. Gjithashtë valës së arrestimeve nuk i ka shpëtuar dhe kryeplaku i fshatit Drithas, shtetasi Balil Gjata, pasi ky i fundit nuk ka raportuar në organet kopetente situatën që po ndodhte në këtë fshat.Gjatë aksionit janë arrestuar dhe persona të tjerë, të cilët rezultojnë pranarë të banesave dhe magazinave ku ishte strehuar lënda narkotike, e kapur tashmë nga policia. Në këtë aksion policia sekuestroi 5 armë zjarri automatike si dhe 4 automjete në fshatin Drithas, ndërsa në oborrin e banesës së inspektorit të policisë Lirim Lamaj,u gjetën të mbjella edhe 270 bimë kanabis sativa. Sipas burimeve, sasia e drogës ishte përpunuar dhe amballazhuar në thasë, me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj, në drejtim të Italisë dhe Greqisë.Për shkak të sasisë tepër të madhe të sekuestruar ndonjëherë, policisë së Vlorës, i është dashur të zhvilljë 5 rrugë me kamiona, me qëllim transportimin e drogës nga fshati Llakatund dhe Drithas, drejt ambjenteve të policisë së qytetit.
600 kg në Drithas dy të arrestuar
Teksa policia e Vlorës gjatë orëve të natës zbuloi dy magazina me 15.3 tonë drogë,efektivët e kësaj drejtorie në orët e mëngjesit kanë gjetur gjatë kontrollit të territorit, edhe 600 kg drogë. Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë. Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët,kanabis. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj. Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj, dhe Rakip Arapaj.
Të arrestuar dhe të liruar
Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës
Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas. Efektiv Policie
Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;
Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund
Avdyl Sinanaj efektiv policie
[gallery]23081[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com