SHKODËR- Skandal në ceremoninë e 70-vjetorit të Teatrit Migjeni. Në momentin që ky teatër do të nderohej me titullin "Nderi i Kombit" është shkëputur energjia elektrike për disa minuta.
Duke qenë se një gjë e tillë është përsëritur edhe më herët dhe OSHEE-ja ka pretenduar se nuk ka pasur një shkresë, drejtoresha e teatrit Rita Gjeka tha në errësirë "e kam çuar letrën", duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë. Aktiviteti që zhvillohej nga Bashkia e këtij qyteti, ku u nderuan dhjetëra artistë ndër vite me titujt “Mjeshtër i Madh”, vijoi për disa minuta nën dritën e disa bliceve të celularëve dhe të kamerave, rrjedhën normale të aktivitetit, ku nuk munguan as duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.
Pas disa minutash, energjia elektrike u rikthyer. Ky teatër u nderua "Nderi i Kombit" i dhënë nga Presidenca dhe është i vetmi teatër në vend që mban këtë titull.
Hajde Vajgurit , hajde vajgurit pas murit hahahaha
PërgjigjuNA ÇUDITET LE TJA U BJERI PD DRITAT KETYRE DEMOKRATVE SHKODRANE KETO NDODHIN NE ÇDO VEND TE BOTES KETYRE U RA SHEQERI NE UJI PLERAVE
PërgjigjuA ishte Voltana atje?
PërgjigjuFal demokracis Per dite e ma shum tu perparu per para.☠️
Përgjigju