TIRANE- Armët shqiptare në vitin 2011 kanë shkuar në Libi. Rrjeti mediatik “Thë Blaze” shkruan se në 11 shtator të vitit 2011, një transportues armen nga Shqipëria mbërriti në Bengazi, i ngarkuar me 800 mijë municione që vinin nga rezervat e shumta të Shqipërisë. Tre prej këtyre stoqeve i përkisnin forcave të Emirateve të Bashkuar Arabe, duke iu referuar një hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas rrjetit mediatik, avionët nga Shqipëria që kishin municione edhe ukrainase po shkonin drejt Libisë e cila në atë kohë ishte e përfshirë nga lufta, pavarësisht embargos së armëve të vendosur në atë kohë.
Skandalet
Por ky shkrim i publikuar nga rrjeti ndërkombëtar mediatik duket se çon numri ne skandaleve të ushtrisë shqiptare në një numër më të lartë. Trafikimi i armatimeve shqiptare është në mënyrë të jashtëligjshme është një gjë e publikuar shpesh herë nga ana e ish-opozitës socialiste përgjatë viteve 2009-2011. Por kjo duket se e rëndon më shumë situatën e ish-Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i cili krahas parave marramendëse të shpenzuara për reklama të ushtrisë, tani më flitet edhe për shitje në mënyrë të jashtëligjshme të municioneve shqiptare drejt një shtetit i cili ishte i përfshirë nga një konflikt civil, gjë e cila rëndon edhe pozitat e vendit në arenën ndërkombëtare.
Kjo pasi municionet shqiptare janë pjesë të një ushtre që është pjesë e NATO-s dhe fakti se ishte vendosur embargo nga ana e shteteve anëtare të aleancës, vë në dukje pozitën e vështirë në të cilën është vënë ushtria shqiptare. Një ndër skandalet e dala me municionet shqiptare është edhe çështja “Gërdeci” ku gjatë incidentit vdiqën 27 veta. Në këtë fabrikë të demontimi të armëve ishin të punësuar edhe fëmijë të cilët bënin transportimi ne barutit.
Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com