Skandali, Basha: Projektet
tona transparente,
Braçe: Kunati është i pari

Skandali, Basha: Projektet <br />tona transparente,<br />Braçe: Kunati është i pari
TIRANE-  Gazeta Shqiptarja.com vazhdon sot me zbardhjen e detajeve të tjera, të skandalit, të abuzimeve me tenderat e dekorimit të Tiranës duke publikuar dokumentin si krijoi Erion Isufi, kunati i kryetari i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, firmën e tij "Orange Adversting"; si i fituan tenderat Odeta Male, Erion Isufi dhe Dionis Teqja dhe lidhjet familjare dhe miqësore të "biznesmenëve" të rinj.

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nuk ka preferuar të nxjerrë në konferencë për shtyp zëdhënësit apo të nisë një deklaratë për mediat, në lidhje me skandalin e abuzimeve me tenderat e dekorimit të Tiranës. Ai ka zgjedhur të na japë një përgjigje personalisht, duke shfrytëzuar një takim me konsujt e nderit që ka zhvilluar dje në ambientet e bashkisë së Tiranës.

Teksa bisedonte me ta për projektet që ai ka për transformimin e Tiranës, kryebashkiaku Basha theksoi me ngulm, madje dy herë në të njëjtën fjali, se këto projekte jo vetëm që janë të qëndrueshme, por janë edhe qartësisht transparente.

"Tirana duhet të jetë modeli i rritjes ekonomike, për pjesën tjetër të vendit dhe për rajonin dhe kjo nuk është një ambicje e parealizueshme, por bazohet në potencialin që ekziston këtu. Emancipimi i këtyre fuqive dhe vënia e tyre në përdorim është një nga synimet dhe projektet e mia më të mëdha, duke bashkuar të gjithë këto energji në qytet dhe duke i shpalosur ato, me fuqizimin e biznesit dhe kapitalit në qytet, duke u siguruar se projektet tona janë transparente, të qëndrueshme dhe përfituese, publike apo private dhe duke u siguruar se ato janë qartësisht transparente për të ardhmen" - ka thënë kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë takimit me konsujt e nderit, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për një vizitë dy ditore. Duket se ky është i vetmi qëndrim zyrtar që kreu i Tiranës, ka vendosur të mbajë përballë skandalit të zbuluar së pari në "Shqiptarja.com" se ai ka favorizuar njerëzit e tij, duke i shpallur fitues për dy tendera të rëndësishëm.

ERION BRAÇE
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë ironi me aferat korruptive të Lulzim Bashës me familjarët e tij dhe me sloganin "Tirana është e para". "A e mbani mend sloganin "Tirana është e para"? Luli duroi vetëm 100 ditë! Në 100 ditët e dyta slogani ka ndryshuar: KUNATI ËSHTË I PARI!! NË TIRANË!", është statusi që Erion Braçe ka vendosur në rrjetin social "Facebook".

Dhe pak më vonë në një status ku ai citon gazetën "Shqiptarja.com" dhe gazetën "Tema", të cilat zbuluan skandalin, Braçe deklaron se familjarët po e përdorin rrugën që ndërtoi Edi Rama për të bërë para. "Tjetër skandal-grabitje në familjen e Lulzim Bashës! Ja Rinisi! Gazeta "Shqiptarja.com" dhe gazeta "Tema" zbulojnë skandalin: 3000 euro pëe 20-30 ditë për një kioskë tek rruga "Murat Toptani" që ndërtoi për Tiranën Edi Rama. Këta po e përdorin për të bërë para! Kunati dhe Odeta përsëri!"- është srtasi i dytë që ka vendosur Braçe në "Facebook". Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, kreu i socialistëve në këshill bashkiak, Aldrin Dalipi, deklaroi se ata do i kërkojnë llogari Bashës, në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, që pritet të jetë në mes të dhjetorit.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?