Skandali, Berisha vijon akuzat ndaj
qeverisë: Pedofili nuk pendohet!

Skandali, Berisha vijon akuzat ndaj<br />qeverisë: Pedofili nuk pendohet!
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar në rrjetin social “Facebook” akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima për implikim direkt në skandalin seksual që përfshiu Agron Canen në Sarandë.

Ish kryetari i PD, Berisha vazhdon te politizojë rastin e Agron Canes dhe mohimin e akuzës së këtij të fundit e ka lidhur dhe me kërcënimet e bëra ndaj nënës së 14 vjeçares për “prerje koke” nëse nuk tërheq padinë.

Ndërkohë që Prokuroria akoma nuk i ka vërtetuar akuzat e deputetit Berisha, ndaj Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima, ky i fundit vijon dhe të nxisë në deklaratat e tij ne facebook qytetarët “të ngrihen dhe të shporrin qelbësirat”.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Sali Berisha.

"Nuk pendohem", deklaron pedofili Cane. Kurse sivllau i Rames, Kokedhima, sulmon per hakmarrje me gazeten e tij nenen e tre jetimeve!! Te dashur miq, keta nuk jane njerez, nuk kane pendese! Sekretari i PS per Saranden, mekembesi i sivllaut te Edvin Kristaq Rames, Koço Kokedhimes, Agron Cane, deklaroi dje ne gjykate se nuk pendohej per krimin shteteror qe kishte kryer duke i kerkuar nenes qe rriti tre jetima vajzen 14 vjecare per marredhenie seksuale ne shkembim te nje vendi pune dhe kercenimin e saj me prerje koke ne rast se do te fliste. Kurse sivllau i Rames, Kokedhima, de fakto "kryeministri i jugut", me porosi te Rames, sulmon ne gazeten e tij, sikur te ishte organ i pedofileve, nenen e tre jetimeve. Keshtu sot, ata me gojen e ndyre te nje si vetja e tyre, Kosta Papa, me aludime te ulta shprehen se "E.G, nena e tre jetimeve nuk vuante per leke"! Kjo eshte hakmarrje primitive ndaj saj.  Miq, keta nuk jane njerez, nuk kane ndjenja njerezore, meshire apo dhimshuri. Pendesa, si tipar i njeriut te qyteteruar, tek ata nuk ekziston! Ata kane urrejtje dhe vetem urrejtje dhe epshe shtazore! Qytetar, te ngrihemi ne lartesine e dinjitetit tone! T'i shporrim qelbesirat!"

berisha fb

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja