Skandali, Don Shtjefën Kurtin
e mbështjellin me letër higjenike

Skandali, Don Shtjefën Kurtin <br />e mbështjellin me letër higjenike
Gurëz, natë…19 Shkurt 2012…
Tek monumenti i Atdhetarit Don Shtjefën Kurti… Urrejtja… Urrejtja… ndaj Atdhetarizmit dhe Fesë së Atyne Martirëve që dhanë edhe jetën e vet... për mos me mohue të vërtetën!  Urrejtja shkatrron shtete… përçan Popujt dhe i rrokullisë në humnerën për të cilën punuen dje e po punojnë prap sot terroristët dhe gjaksorët e Popullit Shqiptar!
Busti i një Martiri mbështjellë me letër higjenike!
Busti i një Martiri i përdhunuem në mënyrën ma të ultë e mizore! Kjo urrejtje nuk asht pa as ndër kafshët e egra të shpellave...
Shqipni, të plaçin sytë, ku po shkon?!Me këte rrugë që kemi marrë, jo në BE që nuk do t’na pranojnë, por as Perandoria Turke, që Erdogan andërron me e ringjallë tue përfshi edhe Ballkanin, nuk ka me na qasë! Ata që dhunojnë Martirët e vet nuk ka si me i besue askush në botë. Ajo letër higjenike i asht vu Nderit të Shqiptarëve dhe Shqipnisё Etnike!
Atëherë, si mos me i dhanë të drejtë Holandezit Robert van Lanschot, i cili shkruen:
“Ballkanasit nuk kanë kontribuuar me asgjë për kulturën e Evropës”. Kështu është shprehur ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanschot në një koment në gazetën gjermane “Handelsblat”.
Van Lanschot, i cili ka marrë pjesë në misione në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Eritrea, komentin e tij e fillon duke e komentuar një prej ish-diplomatëve të Kongos, i cili tani jeton në Bruksel...Sipas Van Lanschot, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, pjesë të mëdha të Serbisë, të Bosnjës, Bullgarisë dhe Greqisë, gjithashtu nuk përputhen me idenë për Evropën. Ai thotë se të gjithë këta bëjnë pjesë në një grup kulturor që është më e afërt me Turqinë. Po ashtu, ish diplomati thotë se qytetet e Kosovës më së shumti i ngjajnë Irakut se sa BE-së…Ai ka thënë se edhe punëtorët e ndërtimit nga Kosova që punojnë në Zvicër nuk mund të ndryshojnë stilin e ndërtimit kur kthehen në shtëpitë e tyre dhe “ndërtojnë objekte josimetrike”, të habitshme për njerëzit e Perëndimit. Van Lanschot apelon që të ndërpritet zgjerimi i BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit s`kanë asgjë të përbashkët me Evropën.” (Marrë nga “proletari.com”)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit