Pezullimi i numrit 2 të FIFA-s, njeriut më të rëndësishëm pas Presidentit Blatter vjen pas deklaratave të Prokurores Amerikane, Loretta Lynch në lidhje me hetimet.
“FIFA është vënë në dijeni të një serie akuzash që i përkasin Valcke dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi” kaq mjafton për FIFA-n për të dorëzuar para drejtësisë.
Valcke akuzohet për përfitime të paligjshme nga shitja e biletave për botërorët.
Valcke shihej si pasuesi i Sepp Blatter në krye të FIFA-s muajin e kaluar, por tani do të përballet me hetimin e Komisionit të Etikës të organizmit drejtues të futbollit botëror.
d.b/shqiptarja.com