Skandali Fillon, mijëra mbështetës
përkrahin kandidatin presidencial

Skandali Fillon, mijëra mbështetës<br />përkrahin kandidatin presidencial
Zgjedhjet presidenciale në Francë këtë vit nuk janë aspak të qeta sidomos kandidatët të cilët po përballen me plot telashe.

Me mijëra persona kanë dalë para Kullës Eiffel në mbrojtje të kandidatit Fronçois Fillion, i cili ndodhet nën presionin për t'u larguar nga gara.

“Duan të mendojnë se unë jam vetëm, duan që unë të jem vetëm. Por ne do te jemi bashke deri ne fund,” u shpreh kandidati i qendres së djathtë para turmës duke rrëfyer se kish bërë një gabim teksa i kish kërkuar bashkëshortes të punonte për të .Bashkëshortja e kandidatit për president të Francës, Francois Fillon mbron politikanin ndërsa familja është përfshirë në skandal.
 
“ François duhet të vazhdojë,vetëm ai mund të jetë president’,-shprehet Penelope Fillon.
 
Ajo është në fakt protagonistja kryesore e skandalit që duket se po penalizon kandidatin e qendrës së djathtë.
 
Peneleope akuzohet se ka mbajtur një detyrë fiktive ndonëse ka marrë të ardhura. Për herë të parë ajo ka thyer heshtjen duke folur për mediat franceze.
 
Penelope rrëfen se ka punuar vërtet si asistene parlamentare, punë për të cilën edhe është paguar.
 
Por një skandal i tillë po ndikon negativisht te kandidati i cili në fillim të garës presidenciale kishte një mbështetje të madhe.
 
Sondazhi më i fundit tregon se ai do të eliminohet që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 23 prillit, me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe liberalin Emmanuel Macron që pritet të avancojnë drejt balotazhit të 7 majit.
 
Por Fillon duket i vendosur për të vijuar garën dhe thekson se po sulmohet për shkak të kandidimit në zgjedhjet presidenciale.

[gallery]21333[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/e.mShqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike