Për ndërtimin në Parkun arkeologjik të Butrintit Report TV ka marrë edhe mendimin e specialistëve të Arkeologjisë. A duhen bërë ndërtime në një zonë të mbrojtur nga UNESCO-s.
Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Institutit të Monumentev të Kulturës në vitet 2004-2005, pohon se nuk mund të justifokohet asnjë ndërtim i ri brenda zonës arkeologjike të Butrintit.
I pyetur se çfarë mund të ndërtohet në ambientet e Parkut të Butrintiti Karaiskaj thotë se:
“Që të bëhën ndërtime të reja brenda Butrintit, mund të bëhën vetëm ndërtime që janë të domosdoshme si përshembull banjo. Kur vijnë një fluks i madh turistësh duhet të ketë një banjo, brenda mund të bëhen, por jo ndërtime të reja lokale dhe tjera”.
Paska patur edhe disa ndërtime që qenkan prishur, kush i ngriti dhe kush i priti me cfarë vendimi janë prishur?
“Këto ndërtime janë prishur mbai Butrinti u shpall pasuri botërore. Dhe me ndërhyrjen e e UNESCO-s u prishen të gjithë ndërtimet pas murit të Butrintit”.
A do ta jepnit një leje të tillë nëse do të paraqitej rasti për të bërë një bar kafe?
“Për një bar kafe brenda territorit të Butrintit nuk lejohet, s’kisha se si mund ta jepja një gjë të tillë”, përfundon drejtori i Institutit të Monumenteve, Gjerak Karaiskaj.
Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











