Sipas Ballës dhe Kara vendimi i marrë nga prokuroria më datë 9 tetor 2017 për të pushuar procedimin penal numër 7340 është i pabazuar në ligj dhe i padrejtë. Pas seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura Balla ngriti pikëpyetjen mbi sjelljen e prokurores se si në 10 ditë ka mundur të lexojë mbi 5000 faqe material e prova? Kreu i grupit parlamentar socialist Balla i cilësoi veprimet e prokurorëve si antiligjore duke pushuar këtë procedim penal.
Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i juristit të OSHE Kara duke aluduar se veprimet e prokurorisë janë për të mbrojtur Sali Berishën që është nisja dhe fundi i skandalit me OSHE dhe CEZ.
Vendimi për pushimin e këtij procedimi penal u morë nga prokurorja Alma Brati dhe me kodin e ri të procedurës penale kaloi në gjykatë aty ku pritet vendimi i gjyqtarit për të vlerësuar nëse ka kryer apo jo hetime të plota prokuroria e Tiranës.
Qeveria Berisha dhe ministria e Energjetikës drejtuar asokohe nga Genc Ruli vendosën të privatizojnë tek cekët e CEZ shpërndarje operatorin e shpërndarjes së energjisë OSHE e cila disa vite më vonë si një privatizim i dështuar u rikthye sërish në kompani shtetërore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









