Skandali i CEZ, reagimi i SHBA
"Hetimi u takon shqiptarëve"
 

Skandali i CEZ, reagimi i SHBA<br /> ">
TIRANE - Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur interesit të Shqiptarja.com për të mësuar qëndrimin zyrtar të saj pas kërkesës së kryeparlamentarit Meta i cili tha se se duhet një hetim nga prokurorë amerikan mbi çështjen e CEZ-it.

SHBA vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare. Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT.

I pyetur nga Shqiptarja.com se si e pret Ambasada Amerikane ftesën e z. Meta zëdhënësi Ryan Roberts, shprehet se: "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij".

Një ditë më parë kryetari i Kuvendit Ilit Meta mbështeti kërkesën e ish-kryeministrit Berisha se për skandalin e CEZ duhet një hetim ndërkombëtar me prokurorë të SHBA-ve. Kjo pasi sipas tij, SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë skandal, dhe hetimi do të ishte i paanshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sot Dortmund - PSG në Champions League, Terzic i trembet francezëve: Ata janë favoritët për trofeun

Sot Dortmund - PSG në Champions League, Terzic i trembet francezëve: Ata janë favoritët për trofeun