Skandali i drejtësisë/ Ndryshonin datën e skadencës së çamçakëzëve, lëpirseve dhe pijeve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, gjykata liron 2 jordanezët

Skandali i drejtësisë/ Ndryshonin datën e skadencës së çamçakëzëve, lëpirseve dhe pijeve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, gjykata liron 2 jordanezët

Mallrat e skaduara

TIRANË- Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim skandaloz! 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman, 57-vjeç dhe 27-vjeç.  Arrestimi i tyre u bë 3 ditë më parë pas një hetimi disa javor nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, por sot Gjykata i la të lirë.

Report Tv sjell foto të publikuara më parë nga magazinat ku kryhej kjo skemë kriminale, në të cilën u gjetën 6.83 ton produkte të sekuestruara që ishin pije për fëmijë, çamçakëzë, lëpirseve dhe lëngje. Më konkretisht në këtë magazinë u gjetën pije për fëmijë me datë prodhimi të falsifikuar 10080 copë, çamçakëzë të skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 257090 copë, lëpirëse, produkt i skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 370656 copë dhe lëngje, produkt i skaduar dhe me datë skadence të falsifikuar 1786 shishe (bidona).

Si funksiononte skema?
Këta 2 persona  në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin produktet e skaduara, u fshinin datat e skadencave duke përdorur açeton dhe i vendosnin data të reja skadence. Ato fshinin datën e skaduar dhe ua shtynin afatin deri në dy vjet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergys: 25/05/2021 00:30

    Ne kohen e xhaxhit te fusnin plumbin te beje krim te tille.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 24/05/2021 22:33

    Po cfare duhet me bere ktu qe me bere burg jqj vetev vrasje?!

    Përgjigju
  • goni: 24/05/2021 22:10

    po kto gjyqtare a kan familje a kan fmi nipa mbesa .... o plera po shtohen rastet me kancer e semundje ca i ncirrni kto plera ne vend qe ti beni shembull ... ptu rrac e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK