Skandali i emigracionit në Britani, May humb një aleat kyç, jep dorëheqjen Ministrja e Brendshme

Skandali i emigracionit në Britani, May humb një aleat kyç, jep dorëheqjen Ministrja e Brendshme

Sekretarja e Shtetit Britanik, Amber Rudd

Kryeministrja britanike Theresa May mund të humbasë një aleat kyç pas dorëheqjes të ministres së Brendshme Amber Rudd pas dorëheqjes që dha kjo e fundit me pretendimin se May “pa qëllim e mashtroi” qeverinë mbi objektivat për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.

Rudd dha dorëheqjen të dielën në mes të një skandali në rritje mbi keqtrajtimin e qeverisë për të ashtuquajturit “brez Windrush” burra dhe gra nga Karaibet të cilët arritën në Britani ën vitet 1950-1960, por në vitet e fundit janë shpallur emigrantë të paligjshëm pavarësisht se kanë jetuar në shtetin britanik me dekada të tëra.

Rudd ëshjtë bërë ministri i katërt i rangut të lartë që do të japë dorëheqjen nga qeveria e May në gjatë muajt e fundit.

Rudd kishte qenë nën presion për të hequr dorë nga përfshirja e saj në këtë çështje, pas akuzave se anëtarët e brezit Ëindrush, të quajtur kështu pas anijes që kishte sjellë qindra emigrantë të Karaibeve në Britani, kohët e fundit ju ishte refuzuar për kujdesi mjekësor, dhe kërcënuan me deportim.

May pritet të njoftojë zëvendësimin e Rudd, një rol me ndikim që vjen në një kohë delikate për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa negocionon me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Mbrojtja e Putinit mund të mos mjaftojë! Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare