Autoritetet zvicerane e kanë hedhur poshtë deklaratën nga kreu i UEFA-s Michel Platini se ai është marrë në pyetje thjesht si dëshmitar gjatë hetimit për presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.
 
Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Michael Lauber tha se Platini u trajtua edhe si dëshmitar edhe si një person i akuzuar.
 
Lauber theksoi se në të ardhmen hetimet mund të shtrihen edhe në selinë e UEFA-s, organi  qeverisës i futbollit evropian.
 
Hetuesit zviceranë shikojnë si të dyshimta rreth transferimin e 2 milion franga zvicerane, që Platini ka marrë nga kreu i FIFA-s.


g.f/shqiptarja.com