Skandali i fshehjes së parave në
Panama, edhe Shqipëria në listëPDF/Ja lista me disa nga emrat e liderëve botërorë

Skandali i fshehjes së parave në<br />Panama, edhe Shqipëria në listëPDF/Ja lista me disa nga emrat e liderëve botërorë
Një zbulim gazetarësh ndërkombëtarët që hedh dritë mbi aktivitetin financiar të liderëve dhe ish liderëve botërorë është publikuar mesditën e së djelës në mediat ndërkombëtare. Në grupin e liderëve përfshihen presidentin rus, Vladimir Putin, futbollisti i mirënjohur Lionel Messi e të tjerë personazhe të njohur të cilët mendohet se ka në qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.  

Nga Shqipëria në hartën e publikuar deri me tani rezulton se ka dy kompani , 3 perfitues dhe 22 pronare aksionesh ne parajsen fiskale te zbuluar. Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë

panama

11.5 milionë dokumente nga një zyrë juridike nga Panamaja “Mossack Fonseca” tregojnë se si kjo kompani ndihmon klientët e vet që t’i shmangen taksave dhe të pastrojnë para’.

Në investigimin e "International Consortium of Investigative Journalists" (ICIJ) përmenden 143 politikanë, mes tyre 12 liderë shtetërorë të cilët pretendohet se kanë përdorur kompani “offshore” për të fshehur pasurinë e tyre.

Janë më shumë se 11 milionë dokumente të marra nga informatorë brenda kompanisë “Mossack Fonseca” me bazë në Panama përmes së cilave dëshmohet se personazhet e njohura merrnin shërbimet e saj për tu shpëtuar taksave apo edhe për të pastruar paratë.

Çfarë do të thotë kompani “offshore” dhe kush janë personalitetet botërore të dyshuar
Kompani “offshore” do të thotë kur një kompani realizon veprimtarinë e vet në një vend tjetër, jo të origjinës, për të përfituar nga sistemi i taksimit.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko;
kryeministri i Islandës, Sigmundur Davio;
kryeministri pakistanez, Naëaz Sharif;
presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad,
presidenti i Argjentinës,Mauricio Macri,
ish kryeministri i Irakit, Ayad Allaëi,
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman Bin Abdulaziz Bin Abdulrahman Al Saud,
kushërirat e diktatorit sirian, Rami dhe Hafez Makhlouf,
djali i ish sekretari të OKB-së, Kofi Annan, Kojo Annan,
babi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, Ian Cameron dhe Alaa Mubarak,
i biri i ish-presidentit të Egjiptit, besohet se janë disa prej atyre që kanë përdorur të njëjtën skemë për të fshehur pasurinë.


Edhe pse Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përmendet në asnjë dokument, ICIJ raporton se disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si Sergei Roldugin, në mënyrë sekrete shpërndan një vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh në banka dhe kompani fantazmë.

Dokumentet po ashtu tregojnë se të paktën tetë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping, të kenë përdorur këtë skemë.

Mbi të paktën 23 klientë të “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

Dosjet sekrete i janë dërguar fillimisht gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” e më pas asaj spanjolle “L”Espresso”, francezes “Le Monde” si dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Kompania thotë se ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare për të siguruar se kompanitë nuk kryejnë evazion fiskal, nuk pastrojnë para, nuk financojnë terrorizmin dhe qëllime të tjera të jashtëligjshme.
“Mossack Fonseca” pretendon se i kryen sipas rregullave shërbimet e saj, duke shtuar gjithashtu se në 40 vite nuk është akuzuar asnjëherë në operacionet që ka kryer.

Për rreth 20 klientë të kompaninë panameze “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

panama

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari