Pas dhënies së lajmit në Report Tv, të sinjalizimeve të policisë në aeroportin e Rinasit për vjedhjen e sendeve në valixhet e pasagjerëve, kanë ardhur denoncimet e para në Shqiptarja.com. Një shqiptar i cili jeton në Amsterdam, thotë se ka rënë vetë pre e vjedhjes në aeroport.

"Doja t'ju falenderoja për lajmin e nxjerrë për vjedhjet në Rinas. Mua më vodhën 500 euro në linjën Tiranë-Amsterdam. Nuk di ku të ankohem apo kë të denoncoj. Ka shumë të rinj si puna ime, kemi dëshirë të vimë në vendin tonë për pushime por edhe kur ndodhin këto gjëra, na vjen neveri. Unë jam i martuar në Amsterdam, dhe ime më bleu një portofol për nusen time. I futi 500 euro brenda, por kur arrita në shtëpi, hapa valixhen dhe desh luajta mendsh kur nuk pashë lekët", rrëfen ai për Shqiptarja.com.