TIRANE- Pas skandalit në Bankën e Shqipërisë nga ku u vodhën 713 milionë lekë, një tjetër skandal në shifrën e afro 5 milionë euro është nën hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës për kompaninë e shtetërore të sigurimeve INSIG.
Gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave ku në degën e INSIG në Kosovë, ka rezultuar se për vitet 2009-2013 nga primi i TPL është shpërdoruar një fond prej 5 milionë e 135 mijë e 506 euro.
“A1 Report” ka mësuar se në kallëzimin e Ministrisë së Financave rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar është përdorur për reklama dhe fond riparimi të zyrave.
Pas kallëzimit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku 3 nga ish-drejtuesit e këtij institucioni pritet të dëshmojnë në lidhje me çka ndodhur gjatë periudhës që ata kanë drejtuar.
Në raportin që disponon Prokuroria sëbashku me kallëzimin, vihet re se disa nga personat përgjegjës për këtë abuzim janë ish-zv.ministri i Financave Alfred Rushaj; Omer Stringa; Asllan Shera, ish-këshilltar i ministrit Bode; dhe P.Kolnikaj.
Sipas kallëzimit këta kanë qenë drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të INSIG-ut Kosovë, kompani e cila është në varësi të INSIG Shqipëri, e vetmja kompani me kapital 100% shtetëror.
Në kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, Ministria e Financave kërkon që për shpërdorimin e detyrës përgjegjësitë të nxirren jo vetëm me ish-drejtuesit për periudhën 2009-2013, por dhe me strukturat vendimmarrëse, si administratorët e shoqërisë dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
E teksa tashmë procedimi penal ndodhet në fazën e verifikimeve nga njësia task-forcë, për krimin ekonomik një burim tha për “A1Report” se pritet që informacione të shkëmbehen dhe me Prokurorinë e Kosovës për sekuestrim dokumentesh dhe urdhër ndalimi pasi dega e INSIG Kosovë ndodhet në Prishtinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO