BRITANI-Pas skandalit të konsumit të kokainës në gjoksin e një prostitute i turpëruar baroni John Seëel ka kërkuar ndjesë publike dhe ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në dhomën e Lordëve.

“Unë mund ti shërbej më mirë dhomës së lordëve duke u larguar prej saj. Uroj që vendimi im të rregullojë sadopak dëmin e bërë. Si përfundim doja gjithashtu të kërkoja ndjesë për turpin dhe dhimbjen e shkaktuar”,-ka qenë fjalët e 69-vjeçarit.

Tashmë për aleatin e ngushtë të Tony Blair është hapur një hetim pas pamjeve të publikuara nga e përditshmja “The Sun”. Mësohet se ish zv/kryetari i Dhomës së Lordëve paguante rreth 200 paund nata për të bërë seks me dy prostituta ndërkohë që i ofendonte ato, siç është shfaqur edhe në video-skandalin e publikuar disa ditë më parë. E paqartë mbetet vlera që arrinte kokaine e përdorur prej 69-vjeçarit. 

baroni sewel

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)