Skandali i korrupsionit që tronditi BE-në, Borrell në Marok: Zero tolerancë për personat e përfshirë! Të gjithë do të ndëshkohen

Skandali i korrupsionit që tronditi BE-në, Borrell në Marok: Zero tolerancë për personat e përfshirë! Të gjithë do të ndëshkohen

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell u zotua të enjten (5 janar) për "tolerancë zero" për korrupsionin ndërsa vizitoi Marokun, shtet i cili ka qenë i lidhur me skandalin e korrupsionit që ka tronditur Parlamentin Evropian gjatë javëve të fundit.

Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm të Marokut Nasser Bourita në Rabat, Borrell tha se ai po pret që procedurat zyrtare të përfundojnë.

“Ne jemi të shqetësuar për këto ngjarje të raportuara në shtyp. Ata janë shqetësuese dhe akuzat janë serioze"-tha Borrell pas takimit.

“Pozicioni i BE-së është i qartë: Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për korrupsionin. Zero tolerancë”, tha ai, duke shtuar se blloku do të presë rezultatet e vendimit të një hetimi gjyqësor për këtë çështje.

Vizita dyditore e Borrell vjen disa javë pasi policia belge bastisi disa adresa të përdorura nga ligjvënësit evropianë dhe zyrtarë të tjerë, duke gjetur 1.5 milionë euro para ‘cash’, zbulime që mediat belge i kanë lidhur me Katarin dhe Marokun.

Katër të dyshuar janë në paraburgim, mes tyre edhe eurodeputetja greke, Eva Kaili. Bashkëshorti i saj italian, ndihmësi i parlamentit Francesco Giorgi, thuhet se ka rrëfyer para prokurorëve belgë detajet e skandalit të korrupsionit dhe pretendon përfshirjen marokene për të ndikuar ligjvënësit europianë në raportimet e tyre për regjimin e Marokut.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan