Vinte nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës. AKU asnjë të dhënë për importuesit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton fileto pule që vinin nga Brazili që do tregtoheshin në Shqipëri, pasi kanë rezultuar me prezencë salmonelë. Ndonëse sasia u bllokua, AKU-ja nuk jep asnjë informacion për imprtuesit
Porti i Durrësit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish nga Brazili me prezencë salmonele. Kontenieri është bllokuar në Durrës, dhe bëhej fjalë për fileto pule, ku pas analizave të monstrave rezultoi të ishte i infektuar. Mësohet se ngarkesa ka mbërritur në Portin e Durrësit para dy javësh, por AKU-ja nuk jep asnjë informacion për imprtuesit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.
Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.
Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
Bravo, i urojmë AKU-së suksese dhe akoma më fort në të gjitha pikat si nëpër dogana ashtu dhe brënda vendit deri në qebabtoret e lagjes me kontrolle të fortë të vazhdueshëm, ndërkohë që qeveritë punonjësve të këtij organi kaq të rëndësishëm duhet ti kenë të parët në vëmendje për ngritje rrogash. Sa për rastin në fjalë, anija të urdhërohet të largohet menjëherë dhe e shoqëruar dhe e monitoruar nga policia në të katër anët e saj derisa të largohet nga ujrat tona për të mos i dhënë shkas hedhjes së helmit në territorin tonë. Gjithashtu të jepet sinjal edhe tek fqinjët që kjo anije të kthehet me gjithë ngarkesën në vendin e saj, dhe pastaj të bëjë si të dojë! Urgjent largojeni!! Do ti lutesha gazetarëve tu kërkojnë organeve përkatëse largimin e menjëhershëm të anijes.
Përgjigju