PRISHTINË - Sot në Prishtinë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar shtetasen gjermane Natali Velija me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë, për skandalin e prodhimit të pasaportave, ku kompanisë austriake OeSD të kontraktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës, për shërbimet e kryera nuk i ishin paguar 1 milion e 400 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Natali Velija është dënuar për nëntë vepra të ndryshme penale, duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Me 11 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë është dënuar i akuzuari i dytë kryesor, në këtë rast, Fisnik Blakaj, ndërsa Gjykata i ka urdhëruar Natali Veliajn dhe Fisnik Blakajn që së bashku t’i kompensojnë kompanisë OeSD shumën prej 1.4 milion euro.
Vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj është dënuar me tetë vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë, ndërsa Ergyn Dogani me tetë vjet burg. I akuzuari i pestë, Ymer Fazlia , është dënuar me 5 vjet burg dhe 8 mijë euro gjobë. Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar edhe tre persona btjerë, lidhur me këtë rast. Nazmi Thaçi u dënua me 4 vjet burg, ndërsa me nga 1 vit burg u dënuan Jakup Blakçori edh Sefedin Shala
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com