FRANCE - Ministrat e qeverisë franceze do të publikojnë detajet për pasuritë e tyre personale, si pjesë e përpjekjeve të presidentit Francois Hollande për të rifituar besimin e publikut.
Presidenti francez ka vendosur të hënën si afatin përfundimtar, që ministrat të deklarojnë asetet e tyre publikisht.
Secili prej 37 ministrave duhet të publikojë detajet e financat e tyre personale në faqet e tyre qeveritare.
Kjo masë erdhi pas skandalit që përfshiu ish-ministrin e Buxhetit, Jerome Cahuzac, i cili u akuzua për mashtrim taksash mbi një llogari bankare sekrete.
Nga hetimet u rezultua se Cahuzac kishte arritur të fshihte rreth 600 mijë euro në një llogari bankare në Zvicër, që çoi në dorëheqjen e tij dhe hapjen e hetimeve për të gjithë ministrat e tjerë.
Gjithashtu është parashikuar, që në të ardhmen të vendoset një prokuror i posaçëm për çështjet e korrupsionit qeveritar dhe janë parashikuar të hartohen ligje të reja, që të gjithë deputetët do të jenë të detyruar të deklarojnë asetet e tyre.
Popullariteti i presidentit socialist Hollande kanë rënë ndjeshëm, që prej publikimit të skandalit.
Kur ai u zgjodh si president rreth një vit më parë, u premtoi mbështetësve një qeveri, që do të promovonte moralin dhe integritetin në jetën publike.
Lista e aseteve pritet të përfshijë detajet e llogarive bankare, pronat dhe sende të tjera të tilla si makina të shtrenjta, veprat e artit e të tjerë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com