Skandali i Sarandës, Bregu letër
KLD e Tahirit për zbatimin e K. Penal

Skandali i Sarandës, Bregu letër<br />KLD e Tahirit për zbatimin e K. Penal
TIRANE- Deputetja e PD Majlinda Bregu i kërkon KLD të nisë inspektimin tematik për të parë nëse po zbatohen ndryshimet e miratuara në mars në Kodin Penal. Përmes kësaj letre drejtuar nënkryetarit të KLD Elvis Cefa dhe duke ju referuar edhe skandalit të Sarandës deputetja Bregu kërkon zbatimin e ndryshimeve në Kodin penal për veprat si krimet seksuale kundër lirisë së personit, kundër moralit dhe dinjitetit të veprave penale kundër fëmijëve .

"Në fakt rasti i fundit i ndodhur në Sarandë, por jo vetëm, më shtyn që të kërkoj një informacion Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si janë zbatuar dhe si vendimet e marra nga gjykata për harkun kohor nga ku ndryshimet e miratuara në Kodin Penal vjet, ku janë 8 ndryshimet të cilat i kam propozuar vjet dhe janë përfshirë në paketën e Ministrisë së Drejtësisë. Njëri prej të cilëve është neni 108, pjesa e ngacmimit dhe shfrytëzimit seksual për të cilën Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj Agron Canes në Sarandë. Pra duke i kërkuar KLD të fillojë urgjentisht një inspektim tematik mbi zbatimin e Kodit Penal dhe mbi vendimet që gjykatat kanë dhënë në rast të dhunës në familje, të dhunës në bazë gjinore dhe të dhunës ndaj të miturve dhe fëmijëve." sqaroi Bregu
 
Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, Bregu sqaron se i është dërguar edhe një letër e dytë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në këtë letër kërkohet dhënie te informacionit në lidhje me disa çështje të dhunës në familje.

"Ligji i vitit 2006, ai për masat parandaluese për dhunën në familje e detyron policinë e shtetit që edhe në rastet kur viktima tërhiqet nga kallëzimi penal, pra kur një viktimë shkon në Prokurori denoncon për raste dhunë me bazë gjinore apo dhunë ndaj fëmijëve, në rastet  kur viktima tërhiqet në kushtet e presionit policia e ka detyrim ligjor që të jetë palë kërkuese në gjyq, pra që çështja të mos pushohet. Dhe nisur nga ky detyrim ligjor i kam kërkuar Ministrit të brendshëm informacion se sa është zbatuar ky ligj dhe se sa është zbatuar ky detyrim ligjor nga shtatori deri në korrik të këtij viti." u shpreh Bregu

Falë këtyre ndryshimeve thekson zonja Bregu , po gjykohet dhe rasti i skandalit seksual në Sarandë për Agron Cane i cili në rast se dënohet për njërën nga akuzat në bazë të ndryshimve të bëra vitin e shkuar në Kodin Penal, dënohet me 5 vjet burg. Propozimet për mbrojtjen e të miturve nga ngacmimet seksuale nga zonja Bregu , kanë çuar këtë të fundit të kerkojë këtë inspektim nga KLD dhe për zbatueshmërinë e neneve të tjera.
letra e bregut
letra e bregut
letra e bregut
letra e bregut
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja