Pragndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Partizanit është ndezur nga një skandal i mirëfilltë, pasi tifozët e skuadrës shkodrane kanë sulmuar gjyqtarin Olsid Ferataj.
Gazetaria shkodran Ermir Vajushi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet një person i cili sulmon Feratajn në Patos, në qytetin e tij të lindjes.
Ferataj akuzohet nga shkodranët se ka anuluar me dashje golin e shënuar në minutat shtesë ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Komento