Skandali i trukimeve në Itali, 50
në pranga, mes tyre 2 shqiptarë
SKEDA/ Ja lista e 50 të arrestuarve

Skandali i trukimeve në Itali, 50<br />në pranga, mes tyre 2 shqiptarë<br />SKEDA/ Ja lista e 50 të arrestuarve
Dy shqiptarë të përfshirë në trukimet e ndeshjeve në Itali janë mes 50 të arrestuarve për një tjetër skandal në futbollin italian. 

Edmond Nerjaku lindur më 20 maj 1973, biznesmen, si dhe Erikson Aruçi lindur më 3 maj 1990 futbollist janë në mesin e 50 të arrestuarve. 

shqiptaret

Nga hetimet e policisë rezulton se ndeshjet e trukuara janë të kategorive Lega Pro dhe Seria D. Policia e vendit fqinj ka ndërmarrë një aksion të gjerë këtë të martë, për të zbatuar një seri urdhër-arrestesh të lëshuar nga prokurorët e Antimafias në Katanzaro të Kalabrisë. 

Janë 50 persona të arrestuar, mes të cilëve presidentë dhe drejtues klubesh, lojtarë e të tjerë, ndërkohë që 80 janë personat e përfshirë në hetimin e Antimafias që ka në bazë një familje mafioze kalabreze. 

Të gjithë të arrestuarit e jo vetëm akuzohen për mashtrim sportiv të kryer në bashkëpunim. Operacioni ka përfshirë kontrolle e ndalime në 10 rajone, si: Lombardi, Veneto, Toskanë, Liguria, Emilia Romanja, Marke, Abruco, Kampania, Pulia dhe Kalabri. 

Mediat e vendit fqinj shtojnë më tej se, në pranga kanë rënë edhe një agjent policie dhe një eksponent i spikatur i mafias lokale, Ndrangeta, ndërkohë që kontrollet e autoriteteve janë shtrirë edhe në selitë e kompanive të futbollit.

trukimi i ndeshjeve

Ndeshjet e trukuara:


Hinterregio-Neapolis - 7 shtator 2014
Sorrento-Montalto - 12 tetor 2014
Neapolis-Montalto - 26 tetor 2014
Monopoli-Puteolana - 2 nëntor 2014
Montalto-Frattese - 2 nëntor 2014
Due Torri-Neapolis - 2 nëntor 2014
Neapolis-Akragas - 9 nëntor 2014
Neapolis-Sorrento - 23 nëntor 2014
Brindisi- San Severo - 23 nëntor 2014
Andria-Puteolana - 23 nëntor 2014
Pomigliano-Brindisi - 14 nëntor 2014
Pisa-Torres - 29 tetor 2014
Juve Stabia-Lupa Roma - 1 nëntor 2014
Santarcangelo-Aqualia - 15 nëntor 2014
Grosseto-Santarcangelo - 22 nëntor 2014
Aquila-Savona - 23 nëntor 2014
Prato-Santarcangelo -l’8 tetor 2014
Cremonese-Pra Patria - 15 dhjetor 2014
Monza-Torres - 17 dhjetor 2014
Bassano-Monza - 21 dhjetor 2014
Torres-Pro Patria -l’11 qershor 2014
Pro Patria-Pavia - 17 qershor 2014
Aquila-Tuttocuoio - 25 mars2015
Aquila-Santarcangelo - 29 mars 2015
Barletta-Catanzaro - 1 prill 2015
Aversa-Barletta - 11 prill 2015
Vigor Lamezia-Paganese - 12 prill 2015
Barletta-Vigor Lamezia - 19 prill 2015


Lista e personave të arrestuar:
 
Mbiemër/Emër/ Statusi

1.CICCARONE Antonio, drejtor sportive i Neapolis
2.MOXEDANO Mario, President i Neapolis
3.MOLINO Francesco, drejtor Sportiv i Comprensorio Montalto Uffugo
4.PALERMO Antonio, drejtor i Comprensorio Montalto Uffugo
5.MOXEDANO Raffaele, djali i një futbollisti të Neapolis
6.IZZO Pasquale, futbollist i Puteolana
7.MARZOCCHI Emanuele, futbollist i Puteolana
8.ASTARITA Salvatore, ish –futbollist i Akragas
9.DALENO Savino, ish –futbollist dhe këshilltar i merkatos së Brindizit
10.FLORA Antonio, president i Brindizit
11.FLORA Giorgio, zv/president i Brindizit
12.MORISCO Vito, drejtor i Përgjithshëm i Brindizit
13.DI NICOLA Ercole, drejtor Sportiv i Akuilas
14.NUCIFORA Vincenzo, drejtor Sportiv i Torres
15.DI LAURO Fabio, ish –futbollist, biznesmen
16.BRDANIN Aleksander, slloven
17.MILOSAVLJEVIC Uros, slloven
18.JOVICIC Milan, serb
19.CIARDI Daniele, magazinier i Santarcangelo
20.MALVISI Enrico, biznesmen
21.GUIDONE Marco, futbollist i Santarcangelo
22.OBENG Francis, ganez – futbollist i Santarcangelo
23.Mohamed Lamine, ganez -futbollist i Santarcangelo
24.RIDOLFI Giacomo, futbollist i Santarcangelo
25.ULIZIO Mauro, ish –drejtor i Monza
26.CARLUCCIO Massimiliano
27.SOLAZZO Marcello
28.ULIZIO Andrea
29.TIMOSENCO Ala, moldave, përkthyese e serbëve të arrestuar
30.ARUCI Erikson, shqiptar, bashkëpunëtor i Fabio DI LAURO
31.GEROLINO Adolfo, ish –futbollist i Pro Patria
32.MELILLO Vincenzo, futbolist i Pro Patria
33.TOSI Marco, ish –trajner i Pro Patria
34.BENINI Stefano
35.SCARNA’ Alberto, punonjës policie
36.PAGNIELLO Maurizio Antonio detto “Morris”, australian, ish –futbollist dhe ish president i Trento 1921
37.DAN Ioana Delia detta “Bianca”, rumene –përkthyese e ULIZIO Mauro
38.PIETANZA Raffaele
39.DE PALMA Diego, biznesmen
40.POGGI Raffaele,
41.NERJAKU Edmond, shqiptar, biznesmen
42.CALIFANO Gianni, drejtor Sportiv i Monza
43.CALIFANO Bruno
44.CENNI Massimo
45.CORDA Ninni, trajner i Barletta
46.MAGLIA Fabrizio, drejtor Sportiv i Vigor Lamezia
47.BELLINI Felice, ish –drejtor sportiv i Gudja United Malta dhe përgjegjës për marketingun në Vigor Lamezia
48.FARRUGIA Robert, maltez
49.FARRUGIA Adrian, maltez
50.LA FERLA Sebastiano

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë