Skandali i ushqimit në Kinë përfshin
McDonalds dhe Starbucks

Skandali i ushqimit në Kinë përfshin<br />McDonalds dhe Starbucks
Prej javësh në Kinë është përhapur një skandal i shëmtuar mbi mënyrën sesi punonjësit në një kompani të përpunimit të mishit, që furnizon të gjithë fast food-et e vendit, përdorin mish të skaduar dhe mbledhin mishin e hedhur në tokë. Videoja e filmuar nga një punonjës i kompanisë është publikuar nga një media në Shanghai e cila nuk ka dhënë detaje mbi periudhën e xhirimit të videos apo të dhëna të tjera për të mos zbuluar identitetin e punonjësit që e ka filmuar.

Përveç pamjeve kur punonjësit mbledhin copat e mishit të rënë në tokë dhe i bashkojnë me pjesën tjetër, që për më tepër dhe ato janë të skaduara, ata shihen teksa përziejnë mishin e pulës me përbërës që nuk lejohet për shkak se janë vlerësuar me standart të ulët vlerash ushqimore. Ky skandal ka tërhequr pas vetes dhe të gjitha kompanitë e fast food-eve që fornizohen prej saj si McDonalds, Burger King, bashkë me Starbucks të cilat menjëherë pas publikimit të videos u kanë kërkuar falje të gjithë konsumatorëve për këtë incident që mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë.

Pavarsisht tronditjes së konsumatorëve nga ky fakt shumica prej tyre shprehen se nuk ishin habitur shumë pas incidentit të përafërt të ndodhur në vitin 2008-të ku nga helmimi i ushqimit të ekspozuar me rreze infra të kuqe humbën jetën disa fëmijë dhe u helmuan qindra të tjerë. Që nga publikimi i skandalit kompanitë e fast food-eve kanë hequr produktet e mishit nga menuja e tyre dhe po përpiqen t’i zëvendësojnë ato me produkte të tjera nga kompani të importit.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)