Nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia rozë, deputeti socialist Arben Ahmetaj bëri përgjegjëse ERE-en se duke favorizuar CEZ-in i ka shkaktuar një dëm prej 30 milionë dollarësh KESH-it, dëm i cili rëndon mbi shqiptarët.
“Të denoncojmë skandalin më të madh shqiptar elektro-energjik me qendër qeverinë dhe entin rregullator, ky i fundit ka funksionon si favorit i CEZ.”, tha Ahmetaj.
“Këtu kam një vendim të Entit Rregullator të energjisë numër 97 i vitit 2010 i cili e ul çmimin e e KESH për CEZ 1.48 lekë”, u shpreh deputeti socialist.
Ahmetaj theksoi se ERE dhe Qeveria duhet të japin sqarime për dëmet që u shkaktojnë qytetarëve shqiptarë”, ndërsa kërkoi që organet kompetentë të nisin hetimet.
(Gre.M/Shqiptarja.com