Skandali me dhunimin e arbitrit të ndeshjes, policia vë nën hetim Koço Kokëdhimën e Apolonisë

Skandali me dhunimin e arbitrit të ndeshjes, policia vë nën hetim Koço Kokëdhimën e Apolonisë

Koço Kokëdhima presion dhe dhunë psikologjike ndaj arbitrit

1743069252_KooKokdhimapresiondhedhunpsikologjikendajarbitrit.JPG
Policia e Fierit ka referuar në Prokurori një procedim penal për presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima. Ky i fundit së bashku me zyrtarë të tjerë të Apolonisë kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe kanë arritur deri në prekje fizike kundrejt arbitrit Dorjan Maletaj, në ndeshjen Apolonia 1-0 Gramshi, e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e futbollit për femra.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale "Veprime të dhunshme në aktivitete sportive", pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin "Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.", bëjnë me dije Blutë e Fierit.

Në njoftimin e policisë bie në sy se për personin tjetër të stafit të fierakëve që futet në fushë dhe kërcënon arbitrin nuk ka asnjë masë.


Lajmi kryesor:

Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Lazaratasit i druhen vendimit për kanabisin mjekësor: I futën në burg djemtë tanë, tani duan të kthejnë drogën! Administratori: Sjell punë e të ardhura

Lazaratasit i druhen vendimit për kanabisin mjekësor: I futën në burg djemtë tanë, tani duan të kthejnë drogën! Administratori: Sjell punë e të ardhura