Federico La Penna është emri më i lakuar sot në Itali. Arbitri i futbollit i dha karton të kuq (i dyti i verdhë) mbrojtësit të Juventusit Piere Kalulu, një vendim që erdhi pas simulimit të mbrojtësit Bastoni në fitoren 3-2 të Interit kundër Juventusit në Serie A.
Në minutën e 42-të Kalulu nuk pati kontakt me Bastonin, diçka që ndodhi në gjysmën e fushës së Interit, por për Federico La Pennan jo vetëm që ishte faull, por edhe kartoni i dytë i verdhë për Kalulu, që la Juven me një lojtar më pak për afro 50 minuta, kur ndeshja në ato çaste ishte 1-1.
Të shumta kanë qenë reagimet pas ndeshjes, teksa drejtuesit e Juventusit dhe trajneri Luciano Spalletti u përplasën direkt me arbitrin.
Për këtë situatë foli edhe përgjegjësi i arbitrave në Itali, ish-gjyqtari Gianluca Rocchi. Ai pranoi se vendimi ishte shumë i gabuar, duke thënë se arbitrit i vjen keq dhe ata janë pranë tij në këto momente. Veç saj Gianluca Rocchi 'goditi' edhe mbrojtësin Bastoni, duke thënë se të shumë janë futbollistët që përpiqen të mashtrojnë arbitrat. Sistemi VAR dhe teknologjia nuk mund të përdoren për rastet e kartonave të verdhë.
"Na vjen shumë keq për episodin, si për vendimin e La Pennas, që është qartësisht i gabuar, ashtu edhe për faktin që nuk mundëm të përdornim VAR-in për ta korrigjuar. La Penna është i dëshpëruar dhe ne i qëndrojmë pranë, por duhet t’ju them të vërtetën, nuk është i vetmi që gaboi, sepse dje pati një simulim të qartë. I fundit në një seri të gjatë në një kampionat ku përpiqen në çdo mënyrë të na mashtrojnë", tha Gianluca Rocchi.
Momenti që solli përjashtimin e mbrojtësit Kalulu
Komente








