Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), ka reaguar pas publikimit të skandalit në media lidhur me fitimin e paligjshëm të bankave tregtare nga përpunimi i kartëmonedhave të dëmtuara. Sipas Bankave, ky lajm është i pavërtetë.
"Në dijeni të AAB-së, por edhe të konfirmuar nga autoriteti mbikëqyrës, nuk ka asnjë reklamim apo ankimim nga klientët për trajtimin e kartëmonedhave të dëmtuara. Procedura rregullatore e zëvendësimit të tyre është rigoroze dhe shteruese", thuhet në reagimin e AAB.
"Bankat funksionojnë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor, rregullues dhe atë mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në të gjithë ciklin e përpunimit të kartëmonedhave dhe në mënyrë të veçantë të trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara e të papërshtatshme për qarkullim.
Marrëdhëniet e bankave tregtare me bankën qendrore janë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe praktikat më të mira bashkëkohore ndërkombëtare të regjistrimit, kontabilizimit dhe pasqyrimit financiar.
Bankat anëtare të AAB, do të vazhdojnë të sigurojnë shërbim cilësor dhe transparent ndaj çdo klienti dhe çdo institucioni që ka detyrim për kontroll", thekson më tej në këtë reagim, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com