Skandali me publikimin e pagave, KE për Report TV: Privatësia të ruhet me legjislacion si të BE-së

Skandali me publikimin e pagave, KE për Report TV: Privatësia të ruhet me legjislacion si të BE-së

“Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky ishte mesazhi që Komisoni Europian përcolli përmes interesimit të Report Tv lidhur me skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë.

Report Tv kontaktoi zyrën e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi ku qëndrimi është i qartë, “ata po ndjekin me vëmendje hetime dhe të gjitha zhvillimet lidhur me këtë çështje”. Komisioni Evropian thekson se për Bashkimin Evropian është e një rëndësie të veçantë mbrojtja e të dhënave personale dhe forcimi i legjislacionit shqiptar në lidhe me to.   

“Bashkimi Evropian e ve theksin tek rëndësia e jashtëzakonshme e mbrojtjes së të dhënave personale, pasi është çelësi i të drejtës themelore për privatësi.  Ne po i ndjekim ngushtë zhvillimet lidhur me rrjedhjen e të dhënave.  Kemi parë se hetimi ka nisur nga prokuroria dhe kemi pritshmëri që autoritet shqiptare të kryejnë një investigim të plotë për këtë çështje i cili do të sjellë në dritë edhe përgjegjësit që e shkaktuan këtë rrjedhje.  Ne ritheksojmë rëndësinë që Shqipëria të përfundojë me shpejtësi përafrimin e legjislacionit të saj me standardet e BE-së dhe të ndërtojë kapacitete të mjaftueshme zbatuese, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të dhënave personale.”, thuhet në përgjigjen e KE për Report Tv.

Nga hetimet Prokuroria e Tiranës arrestoi 4 persona, mes të cilëve dy specialist të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe 2 ishin përmbarues privat që kishin blerë këto të dhëna për qëllime të tyre, që ende nuk dihen. Specialisti i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Andi Agaraj i kishte marrë të dhënat nga kolegia e tij, Eni Qirjako dhe më pas ia kishte shitur ato për një 20-30 mijë lekë për database me të dhënat e pagave, targave dhe numrave të telefonit 2 përmbaruesve privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Pas këto të dhëna u blenë ato u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale të të gjithë qytetarëve duke rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë e tyre. Nuk dihet ende qëllimi se përse këto të dhëna u bënë publike, por që hetimet vijojnë ende për këtë çështje.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2022 01:57

    /LULI/,i ke rene pikes,dhe me e bukura eshte qe edhe kur ke vite larg Shqiperise,prape kur gjen shqipo te pyesin ky e ke patur shtepine,nga je me origjine,bile dhe kur te vizitojne ne shtepi,te shikojne me bisht te syrit cdo cep dhome pa piken e turpit.

    Përgjigju
  • Luli: 07/01/2022 13:01

    Ore po thoni Evropës që ne nuk mund të jetojmë pa ditur punet e mehalles,,,ne jemi ai popull qe te pyet pa të keq sa dhoma ke ne shpi sa e ke rrogën ku të punon djali vajza,,,ku di gjë ky popull ça është privatësi,,,,

    Përgjigju
    • Tironci: 07/01/2022 14:38

      O Lul o njish ,,I paske thonë të gjitha m'komentin tat

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas