TIRANE- Partia Socialiste ka vijuar dhe sot denoncimin e e skandalit të reklamave shtetërore, ku sipas deputetit Eduard Shalsi në këtë korrupsion është përfshirë dhe Ministria e Bujqësisë. Duke iu referuar dokumenteve zyrtare PS tha se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë për reklama në vitet 2009 dhe 2011, të cilat janë përfituar nga kompania “Promo shpk”, por edhe një tjetër kompani, e quajtur “Cover Media”.
“Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë vetëm në vitet 2009 dhe 2011, me motivacionin qesharak për të bërë të njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”.- deklaroi sot deputeti Eduard Shalsi.
Për deputetin Socialist është skandaloze që këto shpenzime janë bërë në një kohë kur qeveria dhe ministria e Bujqësisë i mashtroi fshatarëve për rimbursimin me 6% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore, i mashtroi për shitjen e karburantit karburantin me 40 lekë për litër dhe kur infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet është lënë në mëshirë të fatit.
"Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për reklama. Dhe a e dini kur, në vitin 2009 dhe në vitin 2011, vite zgjedhore. Të gjithë e dinë vitin 2009 ç’ngjau, po ashtu edhe në vitin 2011. E pikërisht, në këto vite Ministria e Bujqësisë na shpenzoka 400 mijë dollarë për reklama, me justifikimin qesharak “për të bërë njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”.Nuk kanë para për të bërë thertore kafshësh, ndërkohë që janë të gatshëm të therin paratë publike për të ushqyer klanin e tyre të pangopur. Kjo është e vërteta të cilën ne po ua zbulojmë shqiptarëve përditë. Si gjithmonë nuk mund të bënte përjashtim edhe në këtë ministri kompania Promo e Klanit familjar, ndërkohë që figuron edhe një tjetër kompani, Cover Media natyrisht jo e rastësishme në përzgjedhje. Asgjë nuk është e rastësishme në këtë qeveri."- tha Shalsi.
Në ditët e mëparshme PS denoncoi shpenzimet për reklamat qeveritare të Ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes, që nga njëra anë ankoheshin për mungesa fondesh dhe nga ana tjetër shpenzonin miliona dollarë për reklama.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Reklamat qeveritare për TV KlanShalsi: Do sjellim fakte të reja