Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë

Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë

Gazment Bardhi dhe Belinda Balluku

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi sot qeverinë dhe në veçanti zv/kryeministren Belinda Balluku, për çështjen e abuzimeve financiare me shit-blerjet e energjisë elektrike dhe tenderimet.

Deputeti tha se Shqipëria ka çmimin e energjisë elektrike më të lartë në rajon, teksa iu referua edhe një lajmi për blerje të energjisë elektrike me vlerë 20 mln euro për 13 ditë, me një procedurë në platformë të fshehtë, në postimin e tij në Facebook të ditës së sotme (15 Nëntor).

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh”, tha Bardhi. 

Më tej ai shtoi se “kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë”. 

“Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku”, tha deputeti demokrat. 

Në fund ai kërkoi që kjo skemë kriminale “duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK”. 

“Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!”, përfundon Bardhi. 

Postimi i deputetit demokrat, Gazment Bardhi

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 16/11/2024 09:32

    NE CDO PRONE SHTETERORE VIDHET,,,,AJO DIHET...SPAKU TE HETOJE KESHIN QE NGA 1992...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)