Prokuroria e Tiranës zbarkon në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe sekuestron raportin e UEFA-s në lidhje me skandalin e trukimeve të ndeshjeve kombëtare e ndërkombëtare ku është përfshirë ekipi korçar Skëndërbeu.

Me urdhër të Ndini Tavanit, kreut të task frocës pranë kësaj prokurorie, dy oficerë të policisë gjyqësore janë paraqitur këtë të mërkurë pranë FSHF për të sekuestruar raportin.

Burime nga akuza bënë me dije se po ashtu i është kërkuar FSHF-s që ti dorëzojë hetuesve të gjitha konkluzionet e arritura mbi këtë raport dhe vendimet e komitetit të masava dhe disiplinës lidhur mbi ndeshjet në të cilat Skëndërbeu është dyshuar për trukime.

Pas marrjes zyrtarisht të raportit pritet që prokuroria të nis dhe me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në këtë raport nga ish-ministri Ridvan Bode e deri të biznesmenë e futbollistë që dyshohet se kanë përcaktuar rezultate ndeshjesh për efekt përfitimi monetar.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com