Skandali me ujësjellësin e Kukësit
Halilaj:Qeveria do ripunojë projektin

Skandali me ujësjellësin e Kukësit<br />Halilaj:Qeveria do ripunojë projektin
KUKES - Kreu i Bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ka reaguar djë ditë pas arrestimit të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve dhe shpalljen në kërkim të një tjetër personi, të cilët akuzohet se kanë falsifikuar aktin e kolaudimin të ujësjellësit të këtij qyteti, çka ka bërë që Kukësi të vuajë furnizimin me ujë të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Kukësit Halilaj ka theksuar se arrestimet e djeshme kanë treguar se zëri i qytetarit dhe i institucionit që ai drejton është dëgjuar, ndërsa vlerëson punën e bërë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Halilaj ka kërkuar që qeveria shqiptare të ndërhyjë si dhe të ripunohet projekti i ndërtimit të ujësjellësit të këtij qyteti duke bërë të mundur çeljen e fondeve dhe nisjen e punimeve.

Sipas Halilaj zbatimi i projektit është bërë gabim dhe për këtë arsye ai duhet të ripunohet. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar se do të jetë vetë Ministria e Transporteve e cila do të bëjë këtë ripunim, ndërsa shton se projekti është vetëm në dobi të qytetarëve dhe qytetit të Kukësit.

“Arrestimet tregojnë se zëri i bashkisë dhe qytetarëve është dëgjuar. Prokuroria dhe policia kanë bërë punë serioze. Kërkoj që qeveria të zgjidhë këtë problem. Të ripunohet projekti dhe të çelen fonde, për nisjen e punimeve. Mua më intereson që banoret të kenë ujë. Ne jemi përfitues të këtij projekti. Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimet nuk paska pasur kapacitete. Ky ripunim do bëhet nga Ministria e Transporteve. Çështja duhet të zgjidhet, Kukësi duhet të ketë ujë. Projekti duhet të ripunohet, pasi zbatimi i projektit është gabim. Qeveria ka marrë përsipër rindërhyrjen.” është shprehur kreu i Bashkisë Kukës Hasan Halilaj

Ditën e djeshme policia ka arrestuar Guri Aliaj, me detyrë drejtor i zbatimit të projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë; Gazmend Muçaj, me detyrë përfaqësues ligjor i studios së projektimit “MEGA–STUDIO” dhe supervizor i punimeve; Zeqir Isaku, me detyrë inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe Halil Beta, me detyrë inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.

Ndërsa është shpallur në kërkim Ramadan Bunçi, me detyrë drejtues tenik i shoqërise “GENER-2 ALBSTAR” që është në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj. Nga hetimet sipas prokurorisë si pasojë e abuzimeve dhe moszbatimit korrekt të këtij projekti, qyteti i Kukësit edhe pas këtij investimi rezulton të mos ketë ujë të pijshëm. 

Sipas prokurorisë, të gjithë të proceduarit akuzohet se përmes falsifikimit të dokumentave dhe moszbatimin e projektit të ujësjellësit të Kukësit, kanë shpërdoruar fondet duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 4.3 milionë eurove, ndërkohë që banorët e Kukësit vijojnë të mos furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Mësohet se të gjithë këta persona, kanë falsifikuar aktin e kolaudimin të ujësjellësit, i cili end nuk është në gjëndje të sjellë ujin në qytet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë