Skandali, Messi: Firmos atë që
thotë babai, Hollande: Lajm i mirë

Skandali, Messi: Firmos atë që<br />thotë babai, Hollande: Lajm i mirë
Pas publikimit të skandalit botëror me parajsat fiskale dhe përfshirjes në të të disa liderëve dhe njerëzve të fuqishëm të botës, ka ardhur edhe reagimi i disa prej tyre.

Familja Messi: S'kemi lidhje me kompaninë. Qeveria: Do hetojmë
Qeveria spanjolle ka reaguar në lidhje me skandalin financiar ku rezulton i përfshirë edhe një prej futbollistëve më të paguar të planetit, Lionel Messi.

"Do të hetojmë për Messin dhe personat e përfshirë në skandalin fiskal", thuhet në reagimin e qeverisë spanjolle.

Ndërkaq, nga ana tjetër, përmes një deklarate është përgjigjur edhe familja Messi.

Në këtë reagim thuhet se familja e futbollistit të Barcelonës, po përgatit një kallëzim në gjykatë ndaj mediave që publikuan skandalin, ndërsa mohojnë çdo lidhje me studion ligjore "Mossack Fonseca", nga e cila rrodhën informacionet e skandalit.

"Avokatët po përgatisin një kallëzim në gjykatë për mediat që shpërndanë lajmin. Nuk kemi lidhje me kompaninë që figuron në skandal", thuhet në këtë njoftim. 

Messi: Une firmos çfarë më thote babai
Futbollisti i mirënjohur i Barcelonës në një pronocnim për mediat pas ngjarjes është shprehur " Unë firmos çka më thotë babai"
"Unë nuk i shoh ato që firmos as nuk përqëndrohem tek ato. Firmos çfarë më thotë dhe më sjell babai im"-shprehet Messi
 
Emri i argjentinasit Messi përmëndet si një ndër aktorët që kanë fshehur para në Panama me qëllim fshehjen e detyrimeve tatimore

 Pastrimi i parave në Panama, Moska zyrtare: Mashtrim kundër Putinit
Edhe Moska zyrtare ka reaguar pas skandlit me parajsat ku një ndër liderët kryesorë të përfshirë është presidenti Putin. Rusia e ka cilësuar sulm ndaj presidentit Putin.

Megaskandali është një montazh, thekson Moska, dhe asgjë nuk është konkrete përkundrazi është e sajuar.

Hollande: Lajm i mirë, do të rriten të ardhurat tatimore pas mashtrimeve

Edhe reagimi i presidentit francez, Francois Hollande ka qenë i menjëhershëm. Ai e ka cilësuar si një lajm të mirë zbulimin nga gazeta te fshehjes së pasurive në Panama madje ka shtuar se kështu do të rriten të ardhurat tatimore pas mashtrimeve
 
"Unë mund t'ju siguroj që si informacion, do të jenë hetimet e kryera , rasti do te jete i hapur", tha ai gjatë një vizite në një kompani në një periferi të Parisit".

Këto zbulesa janë lajm i mirë sepse ata do të rrisë të ardhurat tatimore nga ata që kryejnë mashtrim . "


firma e mesit

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari