POLICAN- Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi akuzon kryeministrin Berisha se po jeton në një botë virtuale dhe nuk kujdeset për ambasadën më të rëndësishme në botë.

“Kryeministri ka bërë që përfaqësimi i shtetit shqiptar në nivel ndërkombëtar të ndryshojë për keq. Nuk ka makiazh që rregullon imazhin e shëmtuar të qeverisë Berisha- theksoi kryetari i FRD-së në reagim ndaj lidhur me skandalin në diplomaci që ka të bëjë me falimentimin e ambasadës sonë në Ëashington.

Topi zhvilloi sot një takim me simpatizantë të kësaj partie në Poliçan ku prezantoi projektin politik dhe ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Topi premtoi se FRD vjen me një politikë moderatore , për shtetin dhe qytetarët ndërsa “Berisha fshihet pas një realiteti virtual duke bërë që hendeku midis këtij kryeministri abuziv dhe popullit të jetë shumë i thellë”


“Kryeministri i vendit në vend të marrë pjesë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, fshihet pas realitetit të tij virtual,duke bërë që hendeku midis këtij kryeministri abuziv dhe popullit të jetë shumë i thellë. Ky kryeministër, është në hall sepse ndjen fundin e tij dhe të politikës anti-qytetare.”- nënvizoi Topi. FRD ka filluar takimet nga afër për të parë problemet reale dhe për të marrë këshilla në mënyrë që t’u përgjigjet nevojave dhe problemeve të qytetarëve në program dhe në qeverisje pas 23 qershorit. Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa shprehu bindjen se më 23 qershor vota e qytetarëve të Poliçanit dhe të gjithë Shqipërisë do të rrëzojë filozofinë e vjetër dhe fitorja e FRD-së do ta verë shtetin në funksion të qytetarëve.