Skandali në Durrës/ E zë vetingu,
por Basha i fut në listë të birin!

Skandali në Durrës/ E zë vetingu,<br />por Basha i fut në listë të birin!
Partia Demokratike duket e vendosur që të vazhdojë të bllokojë vetingun, edhe pse marrëveshja e 18 majit e detyroi atë që të bashkonte votat me PS në miratimin e komisioneve të vetingut.

Petrit Ceno, një gjykatës në Apelin e Durrësit, është një ndër të parët që do të kapë fshesa e vetingut, për shkak të pasurisë së tij të pajustifikuar dhe për shkak të dyshimeve të përsëritura për korrupsion.

Së bashku me gjyqtarët Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, ai përfundoi në syrin e ciklonit pak kohë më parë, pasi një biznesmen që gjykohej prej tyre i ofroi një udhëtim falas dhe bileta për ndeshjen klasike Real Madrid-Barcelona në tetor 2014.

Sipas Prokurorisë, ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.
Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, fill pas udhëtimit, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Ceno u akuzua në portalin “Stop Korrupsionit” edhe nga një qytetare, me emrin Olimbi Gjermeni, e cila tregoi me detaje se si i kishin grabitur pronën në Shkozet, pasi pala tjetër kishte mundur të korruptonte gjykatësin.

I vetëdijshëm që përballë këtyre akuzave, vendosja e Petrit Cenos në lista do të kishte qenë skandaloze, Basha zgjodhi të shpërblejë gjykatësin e emëruar nga Nishani në Gjykatën e Lartë në nëntor 2013 (SHIF DOKUMENTIN POSHTË), duke vendosur të birin e tij si kandidat në Durrës.

DOKUMENTI
Kështu, i riu Enri Ceno, arritja më e madhe e të cilit në jetë ka qenë një foto me komedianin Julian Deda, do të përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë popullin e Durrësit, por mbi të gjitha, sistemin e vjetër, në të cilin drejtësia është një mall që mund të shitet dhe mund të blihet sipas dëshirës./Lexo.al


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari