Skandali në FIFA, merret në pyetje
Sepp Blatter, i përfshirë edhe Platini
E premte e zezë për Presidentin në detyrë të FIFA-s Sepp Blatter. Zvicerani është marrë në pyetje papritur nga zyrtarët e prokurorisë së Zvicrës në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
E premte e zezë për Presidentin në detyrë të FIFA-s Sepp Blatter. Zvicerani është marrë në pyetje papritur nga zyrtarët e prokurorisë së Zvicrës në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Blatter kishte planifikuar që të jepte një konferencë shtypi, por në momentet e fundit e ka anuluar duke sjellë ankth dhe panik në zyrat e qeverisë së futbollit botëror.
Blatter është marrë në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa janë zhvilluar kontrolle në selinë e FIFA-s dhe zyrën e tij, si dhe janë sekuestruar dokumente me vlerë për hetimet.
Blatter akuzohet për korrupsion, keqmenaxhim dhe ryshfet për botërorin e Katarit, por jo vetëm. Zyra ligjore në Zvicër, ka pohuar se hetimet përfshijnë edhe disa kontrata televizive, të cilat Blatter i kishte nënshkruar me ish shefin e futbollit në Karaibe Jack Warner, në 2005.
Blatter dyshohet edhe për një aferë në vitin 2011 me presidentin e UEFA-s Mishel Platini, të cilit i ka paguar 2 mln Franga për punë të bëra mes viteve 1999 dhe 2002. Akuzat dhe hetimet mund të vendosin në diskutim edhe kandidatimin e francezit për President të FIFA-s.
Pak ditë më parë u pezullua Sekretari i Përgjithshëm, Jerome Valcke, më parë për llogari të FBI 14 zyrtarë të qeverisë botërore të futbollit u arrestuan dhe 11 prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë pas hekurave.
Ndërkohë që sot, FIFA ka konfirmuar se Kupa e Botës për vitin 2022 në Katar do të fillojë me 21 nëntor dhe do të përfundojë me 18 dhjetor, pra në dimër
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18