Skandali në Sarandë, Kokëdhima
përgjigje polemikave Çokaj-Traboini

Skandali në Sarandë, Kokëdhima<br />përgjigje polemikave Çokaj-Traboini
Pavarësisht akuzave dhe diskutimeve të shumta që ka hapur së fundmi skandali seksual në Sarandë, deputeti Koço Kokëdhima mbetet i hapur për të diskutuar dhe sqaruar çfarëdolloj akuze që cenon rolin e tij si deputet i Partisë Socialiste. Kjo është vënë re në një deklaratë të Kokëdhimës, drejtuar një debati që është hapur në rrjetet sociale mes Arben Çokajt dhe Kolec Traboinit.


Deklarata e plotë e deputetit Koço Kokëdhima:

I dashur Arben, Nuk do ta kisha marrë mundimin të shkruaja në qoftë se nuk do të kisha vënë re gjykimin dhe prirjen tuaj për t’u bazuar në fakte. Lexova komunikimin tuaj me zotin Kolec Traboini dhe dëshiroj të bëj disa sqarime: Në kinostudio, unë kam marrë me qera qysh në vitin 1998 dhe vazhdoj ta kem akoma, studion e vjetër të zërit, që ndodhet brenda korpusit qëndror. Atje tani janë studiot e TV A1 Report. Nuk kam hedhur në kinostudio asnjë centimetër kub beton dhe nuk kam prishur asnjë fije bari.
Kam përdorur për një kohë me qira edhe 850 metër katror mjedise të tjera, të cilat ja kam kthyer po shtetit, të paprekura. Kujtoj se studio e vjetër e zërit ishte mjedis i braktisur qysh në vitin 1974, pra, ne nuk cënuam asnjë mjedis funksional me aktivitetin tonë në kinostudio. Çfarë krimi kam kryer unë që kam marrë me qira 2000 metër katrorë ndërtesa? Të tjerët, miqtë e Saliut, privatizuan tokat dhe ndërtesat dhe betonizuan e ndërtuan gjithë ato dhjetëra mijëra metra katrorë sipërfaqe në kinostudio.
Gjithçka që thotë zoti Kolec për këtë çështje është fund e krye trillim. Përjashtimisht qeverisë së Majkos, që zgjati gati një vit, me të cilën nuk kam pasur asnjë marrëdhënie të privilegjuar, me të gjitha qeveritë e tjera kam qenë në një opozitë të palëkundur. Gjatë vitit 1998 i kam bërë opozitë Nanos më shumë se Saliu, që përfaqësonte opozitën politike. Si rezultat, më datë 7 korrik 1998, Nano sekuestroi të gjitha ndërmarrjet dhe pasuritë e mia, të cilat i rifitova me gjykatë. Është kaq sipërfaqësore dhe e pabazë përshtypja e zotit Kolec, për kostot tona në opozitën sistematike ndaj Saliut, në tetë vitet e dyta të tij, saqë nuk motivohem të them ndonjë gjë për këtë. Nëse zoti Kolec është vërtetë i interesuar të ndriçohet për marrëdhëniet e mia me Berishën, i lutem të më kërkojë dhe unë do i shpjegoj çdo fakt.
Dua t’i them zotit Kolec se nuk ia di për nder asnjë pushteti në Shqipëri per arritjet e mia. Arritjet e mia i kam bërë falë punës e sakrificave të mia të pazakonta me mbështetjen e familjes time dhe përkushtimit tonë për të interpretuar çdo transaksion, në përputhje me ligjet e vendit dhe rregullat korrente.
Për pretendimin e zotit Kolec, se unë jam përgjegjës për skandalin e Agron Canes në Sarandë, dua të sqaroj se e ka plotësisht gabim. Cane nuk ka pasur kompetenca të autorizuara nga unë për të krijuar marrëdhënie ndikuese me qytetarët. Gjithë raportet e tij me E.G. janë personale, të paautorizuara nga unë dhe jashtë funksioneve të tij. Për gjithçka ai akuzohet s’ka lidhje me veprime, autorizime apo mosveprime te miat. Cane është në duart e drejtësisë dhe duhet të përgjigjet përpara saj. Këtu ka mbaruar puna jonë me të. Koalicioni i ndyrë mes opozitës politike dhe disa mediave pranë Saliut e Bashës, përfshi Merot e Thanot, meriton një shqyrtim të kujdesshëm e të qetë, për të shpjeguar përfitimet politike dhe jo vetëm, që donin të nxirrnin nga kjo ngjarje, madje edhe në dëm të gjykimit të vetë kësaj ngjarjeje përmes spekulimeve, mashtrimeve, shpifjeve, urrejtjes së verbër, politizimit dhe mjerimit etik e profesional, që i karakterizon.
Për të mos e zgjatur më tej, inkurajoj zotin Kolec të çlirohet nga errësira e paragjykimeve dhe komplekseve dhe të kërkojë shpjegime për çdo fakt, për çdo deklaratë timen, si dhe për çdo dyshim që mund të ketë për rolin tim si deputet në Shqipëri dhe në Jug të vendit. Unë jam i gatshëm të diskutoj me zotin Kolec në qoftë se ai bie dakord që faktet duhet të jenë të vërteta në vetëvete. Nëse ai dëshiron të përhapë thjesht gënjeshtra rreth meje, jetës dhe punës e rolin tim, unë s’do ta shqetësoj më në mbretërinë e tij të mashtrimit!
Mbetem krejtësisht i disponueshëm. Me konsideratë e respekt

Koço Kokëdhima

-Komenti i Agron Çokaj për deklaratën e deputetit:
Ja Kolec, edhe sqarimi, mjaft fisnik nga deputeti Koço erdhi. Dhe më mirë për ty e kredibilitetin tënd si shkrimtar e poet me vlera kombëtare, të bazohesh në fakte dhe të mos ndikohesh vetëm nga një pjesë e fakteve të dëgjuara, por të pavërtetuara. Unë thjeshtë nga aryeja e logjika e vlerësimit real e serioz, nuk mora flakë në këtë diskutim, duke u nisur edhe nga fakti, se kur zoti Kokëdhima është kaq i hapur dhe kaq i arsyeshëm, nuk lë hapësira për të dyshuar për veprime të dyshimta nga ana e tij. Berisha në ngjashmëri me Hitlerin, ka një Sturmabteilung - departamentin e stuhisë, vorbullës, që krijon ai me mekanizmat e tij, për të krijuar pështjellime për çdo gjë, që atij i intereson të bëjë zhurmë, edhe në këtë rast po ashtu, shfrytëzon ndjenjat dhe pavetëdijen muhamedane të kësaj shoqërie. E kjo nuk është mirë, se e kemi parë se çfarë i ka bërë këtij vendi ai me njerëzit rreth tij!

(Marre nga Shekulli online)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja