Skandali në Tërbuni-Bylis, Etika
pa vendim, vazhdojnë mbledhjet...

Skandali në Tërbuni-Bylis, Etika<br />pa vendim, vazhdojnë mbledhjet...
Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e tretë për të analizuar ndeshjen Tërbuni-Bylis, e dyshuar për trukim, por vendimin e vetëm që ka marrë ka qenë shtyrja sërish.
 
Por mbledhja e radhës nuk do të jetë për të marrë një vendim, por për të marrë të tjerë persona që kanë lidhje me ndeshjen në pyetje, ndërsa për vendimin ende nuk dihet se kur do të merret.
 
Kujtojmë që kapitenët, arbitrat dhe zyrtarët e FSHF janë marrë në pyetje në mbledhjen e dytë.
 
Njoftimi i plotë
Sot ne oren 14.00 ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit u zhvillua mbledhja e Komisionit te Etikes ne lidhje me ndeshjen Terbuni - Bylis.

Eshte hera e trete, qe ky Komision mblidhet per kete ndeshje te perfolur per trukime. Komisioni ka shqyrtuar materialet dhe ka kerkuar te thirren te tjere deshmitareve dhe vazhdimin e hetimeve.Per te pershpejtuar kete proces hetimi dhe rrjedhimisht vendimin, mbledhja e ardhshme eshte vendosur te zhvillohet diten e shtune ne oren 09.30 ne Federaten Shqiptare te Futbollit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën