Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!

Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!

Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur skandaloz imitim kinez. Në ceremoninë hapëse të 'Parisi 2024' mbrëmjen e 26 korrikut  ekipi shqiptar ka valëvituar një flamur që është imitim kinez.

Një ngjarje e tillë ka ngjallur shumë indinjatë dhe reagime në rrjete sociale. Edhe atletja Luiza Gega ndonëse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes dhe e ka ndjekur ceremoninë nga televizori si shumë shqiptarë të tjerë e konfirmoi dhe ka shprehur kritika.

Gega tha se flamuri ishte imitim kinez dhe nëse ajo do të kishte qenë flamurmbajtëse, nuk do të kishte pranuar që të parakalonte me atë flamur.

"Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj.", u shpreh ajo.

E pyetur nëse flamuri zgjidhet nga Komiteti Olimpik apo organizatorët, ajo tha se nuk e dinte me saktësi, ndërsa shtoi se ndryshimi dukej qartë tek kthetrat, sqepi apo qeofte dhe te bishti. 

"Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri.", tha Luiza, në një intervistë për Tv Klan.

Ajo tregoi se e mori vetë vendimin për të mos marrë pjesë në ceremoninë hapëse për shkak se garën e saj e ka në datën 4 gusht dhe do ishte e lodhshme për të shpjegoi të shkonte atje gati dy javë më herët. 

Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tashmë kryetare e komisionit të medias e quajti skandal.

Postimi i Zhupës:

Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çon një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare. Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit për simbolet kombëtare, për Flamurin Kuq e Zi, është një skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar. Turp i madh!

Një moment i tillë duhej vlerësuar dhe kuruar me detaje, por mesa duket kujdesen më shumë që të bëjnë foto krah garuesve kur dalin kampion, edhe të mbajnë fjalime për meritat e qeverisë.

Në drejtim të komisionit të edukimit garantoj që cështja e sportit nuk do jetë më një çështje e harruar, e paprekur, por çështje që do trajtohet me rëndësinë e duhur, për peshën që duhet ketë për rininë dhe për krenarinë kombëtare në garimet ndërkombëtare.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje