Skandali në Seria A, ish-lojtari i Juventusit përdhunoi në grup 22-vjeçaren, ja sa vite burg rrezikon

Skandali në Seria A, ish-lojtari i Juventusit përdhunoi në grup 22-vjeçaren, ja sa vite burg rrezikon

Lojtari i Genoas, Manolo Portanova, rrezikon të bëjë 14 vite burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar në grup një 22-vjeçare. Ai së bashku me tre persona të tjerë dyshohen se kanë përdhunuar një studente 22-vjeçare, të cilën i kishin ushtruar edhe dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur në 21 maj 2021 në Siena të Italisë, ku 22-vjeçarja sëbashku me shoqen e saj kanë shkuar në apartamentin e Portanova, ish-lojtari i Juventusit. Mediat vendase raportojnë se shoqja e 22-vjeçares më pas është larguar nga apartamenti bashkë me një nga djemtë duke e lënë vetëm.

“Në një moment ndjeva prania e njerëzve të tjerë që qeshin në dhomën e gjumit. U ngrita me arsyetimin se po merrja një shishe me ujë dhe ndeza dritën: para meje ishin tre burra të zhveshur. Unë thashë që nuk doja, por ata nuk u ndalën, isha e rraskapitur, kërkova të largohesha, të telefonoja shoqen time, më thanë që ishte në banjë dhe mund të nuk ndërhynte”, ka dëshmuar 22-vjeçarja.  

Pas rreth gjysmë ore, ata e lënë të renë të largohet, e cila më pas ka shkuar në urgjencë, ku mjekët i kanë bërë një ekzaminim dhe rezultoi se është përdhunuar si edhe është ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Mesfushori duhet të paraqitet së bashku me dy të dyshuarit e tjerë përpara trupit gjykues në Siena në datën 7 qershor. Për të dyshuarin e katërt, pasi ai ishte vetëm 17 vjeç në kohën kur ka ndodhur ngjarja, do të gjykohet nga Gjykata e të Miturve në Firence.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit