Dalin detaje të reja për skandalin e abuzimeve seksuale në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Një nga vajzat e abuzuara në këtë qendër ka pohuar përpara psikologut të Avokatit të Popullit se janë abuzuar seksualisht nga djali i ish drejtoreshës së kësaj qendre, Albana Llazani gjatë një ekskursioni.
Në rekomandimin e Avokatit të Popullit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe prokurorit të Rrethit theksohet se gjatë një ekskursioni të organizuar në Velipojë dhe Razëm dy fëmijë të punonjëseve të kësaj qendre, të cilët duke qenë jashtë kontrollit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali i drejtoreshës me iniciale B.Ll ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai.
Pas konstatimit të abuzimeve nga ana e Avokatit të Popullit prokuroria ka nisur edhe një procedim penal, ku nga ekzaminimi dhe ekspertimi gjinekologjik rezultoi se tre fëmijë të kësaj qendre, përkatësisht të moshës, 6, 8 dhe 11 vjeçe janë abuzuar seksualisht.
Më tej në raportin e Avokatit të Popullit janë renditur edhe rastet e dhunës sistematike që ushtroheshin ndaj fëmijëve nga punonjësit social dhe edukatoret. “Nga edukatoret Rafaela Camaj dhe punonjës të tjerë , është ushtruar dhunë fizike duke i rrahur me shkop druri të këmbëve të karrigeve, fëmijët e mitur si S. A., etj.”- thuhet në këtë raport. Gjithashtu në këtë rekomandim raportohet edhe për sjellje diskriminuese ndaj fënijëve duke i detyruar për të kryer punë të ndryshme në qendër. “Në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër, personeli manifeston sjellje e qëndrime diskriminuese ndaj fëmijëve të komuniteteve rome apo egjyptiane, veprim ky i konfirmuar nga deklarimet e të miturit F.T. Nga edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës në mënyrë flagrante janë lejuar fëmijët e mitur me moshë 10-12 vjeç të lajnë korridoret dhe banjat e Institucionet, veprim ky që bie ndesh dhe me pikë 3 të nenit 54 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë ”- citohet në raport.
Edhe pse kjo qendër ishte vendosur nën hetim dhe ishin marrë dëshmitë e para nga fëmijët, drejtoresha e kësaj qendre Albana Llazani dhe punonjësit e tjerë nuk kanë hezituar ti bëjnë presion dhe të kërcënojnë fëmijët që të mos tregojnë për abuzimin në këtë Shtëpi Fëmijës. Në rekomandimin e Avokatit të Popullit thuhet se pas inspektimit të kryer nga Ndihmëskomisionerët e Avokatit të Popullit më datë 19 Prill 2016, ata ishin thirrur nga edukatorë dhe drejtori i institucionit duke iu bërë presion për shpjegimet e dhëna. Ky qëndrim u reflektua edhe gjatë marrjes së shpjegimeve të nxënëses Xh.N,në intervistimin e dytë.
Pas konstatimit të këtyre abuzimeve, Avokati i Popullit ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë menjëherë nisjen e hetimeve dhe kryerjen e një ekzaminimi dhe ekspertimi gjinekologjik për fëmijët e mitur femra të ngacmuara seksualisht nga personi i dyshuar shtetasi B. Ll, si XH.K. etj, me qëllim kryerjen e hetimit dhe për vepra të tjera penale me objekt marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur zhvillimin normal seksual e formimin moral të të miturve, që nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç, apo kur nuk kanë arritur pjekurinë seksuale. Menjëherë pas këtij rekomandimi, prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për Albana Llazanin ish drejtoresh e qendres rezidenciale te femijve Shkoder, Rafaela Camaj edekutaore, Shpresa Nishani, Najada Rramolli dhe violeta marku personel kujdestar i kësaj qendre. Mbi 5 punonjëset e ndaluara rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve.
Dëshmitë e vajzave
Sipas burimeve të Shqiptarja.com tre janë vajzat e abuzuara seksualisht 6, 8 dhe 11 vjeç.Ata kanë dhënë dëshminë e tyre para bluve të Shkodrës duke theksuar se abuzimi ka ndodhur brenda institucionit të jetimores
Sipas dëshmisë së të miturave në qendër ka patur platforma dixhitale, dhe në shumicën e kohës ata rrinin të vetëm në godinë dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin të
shikon filma erotik. Sipas tyre edukatore iknin nga qendra me orë të tëra.
Reagimet pas skandalit
Drejtori i jetimores, Gëzim Mahmutaj, shprehet se organet kompetente po merren me hetimet.
“Ka ndodhur një ngjarje tejet e shëmtuar për të cilën po hetohet. Unë s’mund të japë më shumë detaje se sa kanë dhënë organet kompetente. Shqetësimi jonë aktualisht është mbarëvajtja e punës në këtë institucion ku kujdesi për fëmijët është prioritet”- ka thënë ai.
Natasha Bilali ka dy vajza të saj në jetimoren e Shkodrës ku i ka strehuar për shkak të pamundësisë për tu kujdesur për to. Ajo shprehet se nuk e di nëse të bijat janë viktima të këtij abuzimi.
“Jam e shokuar për ngjarjen, nga hallet kam sjellë dy vajzat e mia këtu në jetimore. Un nuk e di nëse vajzat e mia janë abuzuar seksualisht, ndaj kam ardhur ti pyes. Di që fëmijët këtu shpesh janë dhunuar për këtë ma kanë thënë vajzat e mia. Sot erdha këtu se jam e shqetësuar për gjithçka çfarë ka ndodhur” tha ajo.
/Shqiptarja.com

VIDEO