Skandali në Universitetin e Shkodrës/ Të rinjtë në protestë: Stop dhunës dhe abuzimeve (VIDEO)

Një ditë pas publikimit të skandalit në Fakultetin Juridik të Shkodrës, të rinj dhe studentë kanë dalë në protestë përpara komisariatit të këtij qyteti.

Report Tv mëson se ata bëjnë thirrje kundër dhunës dhe abuzimeve. Ata thonë se situata e ngacmimit seksual ka prekur një studentë dhe një profesorëshë, ndërkohë që shtojnë se efektivi i policisë kishte dy muaj që shfaqet në ambientet e faktultetit, edhe gjatë kohës së protestave, por dy ditët e fundit situata është kthyer në problematike. 

Të rinjtë më pas kanë marshuar në qytet duke mbajtur një pankartë ku shkruhet "Prostitucion, stop dhunës, përdhunimit".

Protesta e tyre vjen pas publikimit në media të ngacmimit të një studenteje nga një efektiv policie në ambientet e Fakultetit Juridik në Shkodër. Ai u arrestua nga kolegët e tij dhe në dëshminë që dha për këtë ngjarje tha se kishte një pëlqim ndaj vajzës. Në momentin kur është futur në fakultet efektivi i policisë ka qenë i pajisur me armë. (lexo ketu)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 13/02/2019 19:27

    Ku asht Voltana?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?